DUBROVNIK –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ 24 Dhjetor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:
VIZITOJMË
🔹Dubrovnik
🔸Cavtat
🔸Budva
🔸Kotor
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
KRISHTLINDJE
Nisje 24 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 149€
⭐⭐⭐⭐
Akomodimi në Hotel Adria 4 Yje, në Dubrovnik

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: BUDVA – DUBROVNIK

-Nisja nga Tirana në orën 6:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
-Nisja nga Durrësi në orën 05:00 nga Stacioni Trenit
Ndalesa e parë do bëhet në Muriqan  ku do të kryhen  procedurat e kalimit të kufirit. Më pas vazhdojmë rrugën drejt qyteteve të Barit, Petrovacit dhe Shën Stefanit ku do kemi mundësi për një pushim të shkurtër për fotografi.
I drejtohemi Budvës (qyteti me turistik i bregdetit të Malit të Zi), ku do të vizitojmë Kalanë e Qytetit të Vjetër  (e cila pritet të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore – historike të UNESCO-s.) dhe portin e jahteve. Në Budva do të kemi mundësi të drekojmë në mënyre fakultative. (Sugjerimi ynë do të jetë gjithmonë i pranishëm).
Pas këtij pushimi të këndshëm, drejtimin do ta marrim për në kufirin Kroat, ku përpara do të kemi mundësi të lundrojmë me traget në Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave të kufirit Kroat, i drejtohemi Dubrovnikut.
Akomodimi në hotel Adria 4 Yje në Dubrovnik dhe kohë e lirë për të pushuar në pishinën dimërore të hotelit.
Darka në restoratin e hotelit

 

DITA 2: DUBROVNIK

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja për në Dubrovnik.
I cilësuar si një nga perlat e Adriatikut, Raguza (emri i vjetër i Dubrovnikut) ka qenë gjithmonë ure komunikimi për Europën. Qyteti është pjesë e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujëmbledhësin  Onofrio,  Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shënjtorit të Dubrovnikut do të jetë një eksperiencë e bukur për vizitën tuaj), Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Statujën e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetës. Portin e Qytetit. Më pas do te vizitojmë Urën Tudjman e cila është ndërtuar për nder të Presidentit të parë Kroat, Franjo Tudjman, gjatë viteve 1999 – 2001.
Qëndrimi në Dubronik 4-5 orë dhe pas vizitës së Dubrovnikut kthimi në hotel. Kohë e lirë për të pushuar në pishinën dimërore të hotelit.
Darka në restoratin e hotelit

 


DITA 3: KOTOR – BUDVA

Pas mëngjesit, drejtohemi për në doganën Kroate ku gjatë rrugës do të ndalojmë për të vizituar qytezën e bukur të Cavtat.
Aty do të keni mundësi të shijoni bukuritë në brigjet e shëtitores kryesore të qytëzes në të cilën gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire.
Pas vizitës në Cavtat, udhëtojme drejt Malit të Zi.
Ndalesa e radhës do të jetë në Kotorr:
Kotorri është pjesë e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s.  Aty do kemi mundësitë shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishën e St. Nicolas si edhe pallatet e vjetër që i kanë rezistuar kohës.
Më pas nisemi për në Muriqan për të vazhduar me procedurat e kalimit të kufirit Shqiptar.
Kthimi në Tiranë në darkë.

Në çmim përfshihet

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Akomodimi për 2 netë në hotel Adria 4 Yje në Dubrovnik
3) Mëngjesi dhe Darka në restorantin e hotelit
4) Pishina e brëndshme e hotelit
5) Taksa e hyrjes në Dubrovnikun e vjetër
6) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
.

Në çmim nuk përfshihet

a) Taksa turistike 2 € personi
b) Drekat gjatë ditëve të udhëtimit
c) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror

Shenime:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 6:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 5:00 nga stacioni trenit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç për akomodim me 2 të rritur në dhomë paguajnë €30 më pak nga cmimi i afishuar
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
SHKUP – OHËR - STRUGË – PRIZREN –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 24 Dhjetor / 25 Dhjetor
Tur në Ballkanin tonë të bukur... Nisje të konfirmuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje
PARIS –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 7 Dhjetor / 18 Janar / 25 Janar / 14 Shkurt / 22 Shkurt / 7 Mars / 14 Mars / 21 Mars / 30 Mars
Shiko Detaje
BARCELONË – Montserrat — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 28 Nëntor / 23 Dhjetor
Vizitoni Barcelonën e Guell dhe Antonio Gaudit me Katedralen më Madheshtore në Botë: "La Sagrada Familia"... Nisje të garantuar! Ju mirëpresim..
Shiko Detaje
DUBROVNIK – 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 16 Dhjetor / 23 Dhjetor / 24 Dhjetor / 25 Dhjetor

Paketa me e kërkuar e stinës: Dubrovnik magjik në hotel Adria... Nisje të garantuar! Ju mirëpresim...

Shiko Detaje
VARSHAVË – KRAKOV – BERLIN — 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Tur në Europën lindore, nga Berlini në Varshavë... Nisje të garantuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje
ROMË – VATIKAN - FIRENCE - TOSKANA –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Nga madhështia e Koloseut tek magjia e Mikelangelos në kishat e Vatikanit.... dhe peisazhet piktoreske te Toskanës... Nisje të garantuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje