VIZITOJME
Gjeneve
Bern
Lauterbrunnen
Zyrih
Engelberg
Alpet Titlis
Lucerne
Basel
Milano
.
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
Nisje 28 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: MILANO – GJENEVE
*Paraqitja ne aeroportin e Tiranes minimumi 2 ore perpara nisjes dhe prezantimi me guiden.
Nisja nga Tirana ne oren 6:55 dhe mberritja ne aeroportin e Milanos ne oren 8:55.
*Pas procedurave doganore vizitojme Milanon duke filluar nga Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, per te vazhduar me viziten tek Galeria e Vitorio Emanuele II dhe Teatri La Scala.
*Vazhdimi udhetimit per ne Gjeneve
Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave. Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fun, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të karriges me tre këmbë.
Fjetia ne Gjenevē
Dita 2: BERN – LAUTERBRUNNEN – LUCERNE

Mengjesit ne Hotel
*Pas mëngjesi në hotel nisja drejt Bernit, kryqytetit te Zvicres. Tur panoramik i qytetit te Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplat.
*Me pas vizitojmë ujevarën e famshme Lauterbrunnen në zonën e Interlaken, një eksperiencë unike e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.
*Pas vizites ne Lauterbrunnen, nisja për në Lucernë, i cili njihet si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Fjetia ne Lucerne
Dita 3: ALPET ZVICERIANE (MALET TITLIS) – ZYRIH

*Mëngjesi në Hotel.
*Pas mengjesit nisja per ne Engelberg ne Alpet Zviceriane, ku me teleferik do te vizitojme malet Titlis. Do te ngjitemi ne lartesi 3238 m me teleferik duke shijuar nje parqet natyrore dhe aventureske me mbreselenes te Alpeve Zviceriane.
*Pas vizites ne alpe nisja per ne Zyrih. Vizitë e qytetit te Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche.
Kthimi ne Lucerne. Fjetia ne hotel
Dita 4: REIHNFALL – BASEL

*Mëngjesi në Hotel.
*Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Schaffhausen, per te vizituar nje nder ujevarat me spektakorale ne Europe, si ujevarat Reihnfall.
*Pas vizites se ujevares nisja per ne Basel. Vizitojmë qytetin e Baselit, duke kaluar mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit
Pas vizita kohe e lire per shopping dhe ne oren 16:30 transferta per ne hotel.
Nisja në orën 19:55 nga Basel dhe mbërritja në orën 21:55 në Tiranë
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Milano dhe Basel – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 1 natë në Gjenevë dhe 2 netë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri ne 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
1) Drekat dhe Darkat gjate udhetimit
2) Biletat e hyrjes ne Muze dhe Monumete Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen ne recepsion pas check out nga hoteli)
4) Teleferiku per ne malet Titlis
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Nga aeroporti Nene Tereza, ku duhet te paraqiteni minimumi 2 ore perpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaporte me vlefshmeri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet te keni kaluar ne 6 muaj e fundit me shume se 90 dite qendrimi ne vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure