SARAJEVE (Feste me Muzike Live) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 13 Tetor / 24 Nentor / 27 Nentor / 24 Dhjetor

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:
VIZITOJME
🔹Sarajeve
🔸Mostar
🔸Medjugore
🔹Ujevarat e Kravices
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
NISJET JANE NE DATAT SI ME POSHTE
👇👇👇
MUAJI TETOR

Nisje 13 Tetor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 129€
👇👇👇
FESTAT E NENTORIT

Nisje 24 Nentor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 129€
Nisje 27 Nentor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 129€
👇👇👇
KRISHTLINDJE
Nisje 24 Dhjetor — 3 Dite (2 Nete) — Cmimi 129€
👇
Akomdodimi ne hotel Hollywood 4 Yje ne Sarajeve.
Feste me muzike live ne mbremje e dites se dyte

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: MOSTAR

*Nisja nga Tirana ne oren 5:00. Kryerja e procedurave kufitare te Hani Hotit. Vizite e shkurter dhe pushim kafeje ku mund te konsumohet nje mengjes i lehte ne Nikshiq.
*Pas ketij pushimit vazhdimi udhetimit per ne Mostar ose qyteti i Menekshese ku do te kemi mundesine te shohim Uren e famshme te Mostarit, rrugen e dyqaneve te mjeshterve te vjeter, Xhamine e Madhe dhe Katedralene e Betonte te Mostarit ( e vetmja ne bote).
*Pas perfundimit te vizites ne Mostar , nisja per ne Sarajeve. Mberritja dhe akomodimi ne hotel.
Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur(duhet perdorur kapuc noti), banja turke, palester.
*Darka do te shtrohet ne restorantin e hotelit

 

DITA 2: SARAJEVE

*Pas mengjesit ne hotel vizitojme qytetin e Sarajeves.
Turi fillon me viziten ne oborrin e familjes Mbreterore te Hasburgve ne Ilizha dhe pas kesaj vizite transferohemi ne Vrela Bosna ose Mushkerite e Sarajeves.( pagese extra 1 euro) .
Nisemi me per vizitat ne Bashqarshi,Xhamite dhe Kishat e Sarajeves,qe jo me kot eshte quajtur Jeruzalemi i Europes.
*Ne marreveshje me grupin mund te organizohet shopping ne qendrat e medha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohe e lire dhe konsumimi i drekes ne nje nga lokalet e qendres se qytetit.
*Vazhdimi i turit me vizite ne Parkun e Madh te Ilidzes, ne Pedonalen Velika Aleja, Ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake
Kthimi ne hotel dhe kohe e lire per te perdorur facilitetet e hotelit si: pishina olimpike e mbyllur (duhet perdorur kapuc noti), banja turke, palester.
Kete mbremje festojme se bashku duke organizuar Darke Festive me Muzike Live ne restorantin e hotelit.


Dita 3: MEDJUGORE – UJEVARAT E KRAVICES

*Pas mengjesit ne hotel nisja per ne Tirane.
*Ne rrugen e kthimit do te ndalojme ne Megjugorje ose vendi I Gospa Mira ( Zonja e Paqes) ku do te vizitojme Katedralen e Shenjte dhe shijojme bukurite e ketij vendi te bekuar.
*Me pas vazhdojme viziten tone ne ujvarat Kravicas ne nje nga mrekullite e natyres ne zonen e Medjugores.
*Pas perfundimit te vizitave, nisja per ne Tirane.
Gjate rruges pushime te shkurtera kafeje.
Mberritja ne Tirane ne oret e vona te darkes dhe fundi i sherbimeve tona.

Në çmim përfshihet

1) Transporti sipas programit vajtie – ardhje
2) Akomodimi ne Hotel Hollywood 4 Yje ne Sarajeve per 2 nete qendrimi.
3)  Mengjeset dhe Darkat ne restorantin e hotelit
4) Perdorimi i pishines dimerore olimpike
5) Shoqeruesi i agjensise gjate vendeve qe do te vizitojme
6) Darke festive me muzike live diten e dyte.
.

Në çmim nuk përfshihet

a) Drekat gjate diteve te udhetimit
b) Hyrjet neper muzete, kalate, parke arkeologjike dhe natyrore.
c) Taksa lokale 1,5 euro personi per nate e cila ne recepsionin e hotelit
.

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 4:00 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 99€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë identiteti me vlefshmëri minimumi 3 muaj

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
DUBROVNIK – CAVTAT — (All Inclusive) –– 2 Ditë (1 Netë) ➡ Nisje 30 Shtator / 7 Tetor / 14 Tetor / 21 Tetor / 28 Tetor
Paketa me e kerkuar e stines: Dubrovnik magjik nje nje super resort All Inclusive
Shiko Detaje
VARSHAVE – KRAKOV – BERLIN — 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Tur në Europën lindore, nga Berlini në Varshavë...
Shiko Detaje
ROMË – VATIKAN - FIRENCE - TOSKANA –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Nga madhështia e Koloseut tek magjia e Mikelangelos në kishat e Vatikanit.... dhe peisazhet piktoreske te Toskanës
Shiko Detaje
SARAJEVE (Feste me Muzike Live) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 13 Tetor / 24 Nentor / 27 Nentor / 24 Dhjetor
Vizite ne 4 destinacione: Sarajeve, Mostar, Medjugore, Ujverat e Kravices.
Shiko Detaje
ZVICER – Alpet TITLIS –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 19 Shtator / 26 Nentor / 24 Dhjetor
Vlerësime nga grupet e mëpërparshme: "Ky është një udhetim mbresëlënës, peisazhet të skaliten në kujtesë "
Shiko Detaje
DUBROVNIK - CAVTAT - KOTOR -- (All Inclusive) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 29 Shtator / 6 Tetor / 13 Tetor
Paketa me e kerkuar e stines: Dubrovnik magjik nje nje super resort All Inclusive
Shiko Detaje