METEORA – JANINE –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 30 Shtator / 14, 28 Tetor

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:
VIZITOJME
🔹Meteora
🔸Janine
🔸ishulli Ali Pashe Tepelenes
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
NISJET JANE NE DATAT SI ME POSHTE
👇👇👇
MUAJI SHTATOR
Nisje 30 Shtator — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 65€
👇👇
MUAJI TETOR

Nisje 14 Tetor — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 65€
Nisje 28 Tetor — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 65€
👇
Akomdodimi ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes (Meteora) 

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1


-Nisja nga Tirana ne oren 5:00
-Nisja nga Durresi ne oren 4:00
*Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushim.
*Pas kalimit te pikes kufitare te Kakavijes, destiancioni i pare qe do te vizitojme eshte qyteti i Janines.
Janina eshte qyteti me i madh i Epirit dhe qendra e pazarit dhe argetimit ne kete zone. Ai shtrihet buze liqenit Pamvotis qe i jep nje bukuri te vecante.
Turi do te filloje me qytetin e vjeter te Janines ku do te vizitojme kalane e Janines, xhamine Asllan Pasha, xhamine Fethiye, varrin e Ali Pashes dhe muzeun Bizantin.
Vazhdojme turin drejt liqenit te famshem Pamvotis  ku do te marrim anijen dhe do te vizitojme ishullin e Janines i cili ndodhet ne mes te liqenit. Ne ishull do te vizitojme shtepine e Ali Pashes dhe kohe e lire per shetitje ne rruget me kalldrem.
*Pas vizites se Janines, nisja per ne Kallabaka dhe sistemi ne hotel 3 yje ne qender te qytetit
Kohe e lire per te pushuar.
*Mbasdite ne shoqerine e guides, vizite e qyteti te Kallabakes.

 

DITA 2

*Mengjesi në hotel.
Pas mengjesit nisemi per te vizituar Meteoran, e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve. Vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin pare nga afer.
Vizitë panoramike e 6 prej manastireve më të famshëm të Meteorës. zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Vizitimi i qytetit te Meteores do te jete nje eksperience  qe do mbese gjate ne kujtesen tuaj.
*Pas vizitimit te Meteores, udhetojme drejt Kosturit. Ndalese per vizite te qytetit dhe dreke.
*Pas drekes ne Kostur, nisja nga Kapshtica drejt Tiranes. Ndalesa rruges per kafe dhe mberritja ne Tirane ne darke vone.

.

Në çmim përfshihet

1.Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2. Akomodimi ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes
3. Mengjesi ne restorantin e hotelit
4.Guida (Shoqeruesi)

Në çmim nuk përfshihet

1) Taksa lokale e ligjit te ri grek 1.5 euro nata per dhome ne hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata per dhome ne hotel me 4 yje. Taksa paguhet ne recepsionin e hotelit nga vete klientet
2) Drekat dhe Darkat
3) Biletat e hyrjes ne Muze dhe Manastire.
4) Opsionale pagesa e tragetit ne ishullin e Ali Pashe Tepelenes (4 euro vajtie – ardhje).

Shenime:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 4:00 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 55€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
DUBROVNIK – CAVTAT — (All Inclusive) –– 2 Ditë (1 Netë) ➡ Nisje 30 Shtator / 7 Tetor / 14 Tetor / 21 Tetor / 28 Tetor
Paketa me e kerkuar e stines: Dubrovnik magjik nje nje super resort All Inclusive
Shiko Detaje
VARSHAVE – KRAKOV – BERLIN — 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Tur në Europën lindore, nga Berlini në Varshavë...
Shiko Detaje
ROMË – VATIKAN - FIRENCE - TOSKANA –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 26 Nëntor
Nga madhështia e Koloseut tek magjia e Mikelangelos në kishat e Vatikanit.... dhe peisazhet piktoreske te Toskanës
Shiko Detaje
SARAJEVE (Feste me Muzike Live) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 13 Tetor / 24 Nentor / 27 Nentor / 24 Dhjetor
Vizite ne 4 destinacione: Sarajeve, Mostar, Medjugore, Ujverat e Kravices.
Shiko Detaje
ZVICER – Alpet TITLIS –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 19 Shtator / 26 Nentor / 24 Dhjetor
Vlerësime nga grupet e mëpërparshme: "Ky është një udhetim mbresëlënës, peisazhet të skaliten në kujtesë "
Shiko Detaje
DUBROVNIK - CAVTAT - KOTOR -- (All Inclusive) –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 29 Shtator / 6 Tetor / 13 Tetor
Paketa me e kerkuar e stines: Dubrovnik magjik nje nje super resort All Inclusive
Shiko Detaje