VIZITOJME
Roma e Lashte
Roma e Shenjte
.
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
Nisje 28 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 399€
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1 : Roma e Shenjte
Paraqitja ne aeroportin e Tiranes minimumi 2 ore perpara nisjes dhe prezantimi me guiden.
Nisja nga Tirana ne oren 6:10 dhe mberritja ne aeroportin e Fiumicino ne oren 7:45.
Pas mberritjes do te fillojme turin : Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te Romes por te gjithe Europes.
Akomodimi ne hotel. Fjetia ne Rome.
DITA 2: Roma e Lashte

Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Lashte.
Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese per te vazhdyar me pas shetitjen ne kembe tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romes se lashte vazhdojne me Teatri i Marcelos, dhe ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa a radhes do te jete ne simbolin e Romes, ne Colosseo (vizte nga jashte), dhe me pas ne Forumi Romak.
Forumu Romak eshte pikerisht vendi ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Kthim ne hotel ne pasdite. Fjetia ne Rome.
DITA 3: Shopping ne Rome

Paradite e lire per pazar ose vizita ne muze ne qender te Romes.
Mund te vizitoni Colosseo dhe Fori Romani nga brenda (15 euro), Basiliken Santa Maria Maggiore ose Muzete e Vatikanit ( me rezervim paraprak per te evituar rradhen.
Kohe e lire per pazar ne Via del Corso.
Fjetia ne Rome
DITA 4: Kthimi ne Shtepi

Zgjimi heret dhe nisja drejt aeroportit te Fiumicinos.
*Nisja nga Roma ne oren 8:20 dhe mberritja ne Tirane ne oren 9:55
*
Në çmim përfshihet
1) Bileta avionit Tirane – Rome – Tirane
2) Shetitjet me autobuz ne atraksionet turistike te qyteteve
3) Akomodimi per 3 nete ne hotel ne Rome me mengjes
4) Guida (shoqeruesi) gjate udhetimit
5) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri ne 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
1) Drekat dhe Darkat gjate udhetimit
2) Biletat e hyrjes ne Muze dhe Monumete Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen ne recepsion pas check out nga hoteli)
Shenime:
►Duhet të dini se:
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:
➤ Nga aeroporti Nene Tereza, ku duhet te paraqiteni minimumi 2 ore perpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaporte me vlefshmeri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet te keni kaluar ne 6 muaj e fundit me shume se 90 dite qendrimi ne vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure