Destinacioni
Vjenë - Bratislavë
Kohëzgjatja
4 Ditë
Transporti
Me Avion
Periudha
Festat e Nëntorit '2026
Nisja nga
Tirana

✈️ VJENË ✨ Nisje: • 28 Nëntor

📅 FESTAT E NËNTORIT 2026

🔹 Nisje 28 Nëntor – Kthim 1 Djetor

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 499€
  • ✈️ Nisja: 17:55 (Tiranë) → 19:40 (Bratislavë)
  • ✈️ Kthimi: 10:45 (Bratislavë) → 12:20 (Tiranë)

 

VJENË -  Mbrëmje në Christmass Market
1 Dita 1

VJENË - Mbrëmje në Christmass Market

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bratislavë . (1 ore : 30 min)
Pas prcedurave doganore. Nisja per ne Vjene.
Mbrëmja – Vizitë në Christmas Market
Vizitë në tregun tradicional të Krishtlindjeve në Rathausplatz, një nga më të famshmit në Europë. Mes shtëpizave prej druri, dekorimeve festive dhe aromave të kanellës, do të kemi mundësinë të shijojmë specialitete tradicionale austriake, çokollatë të ngrohtë dhe atmosferën magjike të festave.
Kohë e lirë për darkë dhe blerje suveniresh.
Transferimi në hotel dhe akomodimi.
Fjetja në Vjenë.

VJENË
2 Dita 2

VJENË

Mëngjesi në hotel.
Nisemi për të vizituar Vjenën (1 orë  distancë me autobuz) duke filluar vizitën me Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.
Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja. 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.
Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante perreth
Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.
Pasdite e lire. Akomodimi në hotel në Vjenë.

VJENË - BRATISLAVË
3 Dita 3

VJENË - BRATISLAVË

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerari i ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.
Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore.
Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut.

Pasdite nisja per ne Bratislave
Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme.
Akomodimi në hotel në Bratislavë.

KTHIMN NË SHQIPËRI
4 Dita 4

KTHIMN NË SHQIPËRI

Mëngjesi në hotel.
Nisja për në aeroportin e Bratislavës.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 30 min)

Përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bratislavë – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje në Vjenë për 2 netë, në Bratislavë për 1 natë
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk Përfshihen

  • Drekat dhe Darkat
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 4 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

Broshura e Paketës

Detajet e plota të paketës turistike në format PDF