FESTAT E NENTORIT
Nisje 25 Nentor — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 279€
KRISHTLINDJE
Nisje 23 Dhjetor — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 299€
PROGRAMI I DETAJUAR
-Nisja nga Tirana ne oren 23:00 (te nje dite me perpara) nga sheshi piazza, mbrapa muzeut kombetar
-Nisja nga Durresi ne oren 21:50 (te nje dite me perpara) nga pallati sportit
Pas kalimit te pikes kufitare te Muriqanit vazhdim i udhetim neper rivieren e Malit te Zi pa ndalesa duke pershkruar Shen Stefan – Budva dhe Tivat. Kalimi i gjirit te Kotorit me traget per ne Hercegnove dhe vazhdimi i udhetimt per ne territorit Kroat, duke pershkruar rivieren kroate dhe qyteza si Cavtat, Millni, Dubrovnik deri ne Split, do te vazhdojme me pas me autostraden nacionale per kryqytetin e Kroacise, Zagreb.
Mberritja ne Zagreb dhe akomodimi ne hotel.
*Mbremje e lire per te shijuar jeten e nates te kryeqytetit Kroat
DITA 2: Graz – Viene

Pas mengjesit ne hotel, vizitojmr e qytetin e Zagrebit me monumentet historike të tij si:
Sheshi i luleve, Katedralia e Shen Merise, shetitoren Strossmayer (nje nder rruget me panoramike te Zagrebit).
*Vazhdimi i udhëtimit me në territorin Austriak drejt destinacionit te radhes, ne qytetin e Graz-it
*Ndalesë 1 orë në Graz ku do te vizitojme Parlamentin Styria, Rathaouse , Galeria e Arteve te Bukura dhe Platforma Murinsel,
*Pas vizites se Grazit, udhetojme drejt qytetit te Vjenës.
*Mbrritja dhe akomodimi ne hotel ne Viene.
DITA 3: Viene
*Pas mëngjesi në Hotel, ne shoqerine e guides fillojme turin e Vienes në pikat turistike më të bukura të qytetit, si:
Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor,
Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve,
Universitetin e Vienes, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore,
per te perfunduar turin tone me viziten e Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve.
*Pas perfundimit te turit te qytetit, kohe e lire per dreke
*Me pas nisja për në qytetin e Budapest-it ku udhëtimi zgjat rreth 3 orë.
*Mbrritja në Budapest dhe Opsionale lundrim me anije turistike ne lumin Danub, duke shijuar nje spektakel dritash qe te ofron vizita e Budapestit ne mbremje me anije
*Akomodimi dhe Fjetia ne Budapest
DITA 4: Budapest

*Pas mëngjesi ne Hotel, ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e Budapest me monumentet më tërheqëse të tij duke filluar me:
Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj.
Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit dhe kalimi mbi urën e Margaritës.
*Pas perfundimit te turit te Budapestit, nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa.
*Mberritja në Beograd dhe akomodimi në Hotel .
DITA 5: Beograd

*Pas mëngjesi ne Hotel,
Paradite vizite e shkurtër e Beogradit duke filluar me katadralen e madhe të Sv. Saves, per te kaluar me pas në rrugën e famshme Skaderlie nga kudrejtohemi në sheshin kryesor të qytetit, ku vizitojme objetktet kryesore te qytetit si Uren e re Ada mbi lumin Danub, Rrugen e Shkodraneve, Pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit.
*Pas mbarimit te turit te Beogradit, nisja me pas për në Tiranë nepermjet territorit te Kososves
*Mberrijta ne Tirane ne darke
Në çmim përfshihet
1) Transporti me autobuz turistik sipas programit
2) Shetitjet me autobuz ne atraksionet turistike te qyteteve
3) Akomodimi ne hotele me 4 Yje (1 nate ne Zagreb, 1 nate ne Viene, 1 nate ne Budapest, 1 nate ne Beograd)
4) Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit
5) Pishina e brendshme, jakuzi, sauna, per hotelet qe e disponojne ate
6) Guida (shoqeruesi) gjate udhetimit
.
Në çmim nuk përfshihet
a) Drekat dhe Darkat gjate udhetimit
b) Biletat e hyrjes ne Muze dhe Monumete Turistike
c) Taksat lokale te cilat paguhen ne recepsion te hoteleve
d) Shetijta me anije ne Danub ne Budapest
.
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 23:00 (te nje dite me perpara) nga sheshi piazza, mbrapa muzeut kombetar
➤ DURRËS: Ora 21:50 (te nje dite me perpara) nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 229€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
——————————————————