ROMË – NAPOLI 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 17 Tetor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹Roma e Lashtë
🔸Roma e Shenjtë
🔹Napoli

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
TETOR 2025

Nisje 17 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 17 Tetor 08:00 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Rome) – Kthimi 19 Tetor 19:35 nga Napoli (mberritja 20:50 ne Tirane)


⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Rome për 1 natë dhe hotel 3 Yje ose 4 Yje në Napoli për 1 natë

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1 : Roma e Shenjtë

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta)

Pas mbërritjes do të fillojmë turin : Roma e Lashtë. 

Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.
Mbrëmje e lirë për të shjuar jëten e natës dhe gatimet tradicionale në tavernat e Romës.

 

DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Shenjtë.

Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan nisja për në Napoli
Ndalesa rrugës për pushim
Mberritja në Napoli pasdite dhe akomodimi në hotel
Mbrëmje e lirë në Napoli.

 

DITA 3: Napoli

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit vizitë e Napolit në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Kohë e lirë për të shijuar drekën në piceritë tradicionale Napolitane, një eksperience e shijimit të ushqimit pë r tu mos u humbur.
Transferta në aeroportin e Napolit pasdite.
Nisja nga Napoli me fluturimi direkt Napoli – Tiranë (1 orë : 15 minuta)

Në çmim përfshihet

1) Bileta avionit Tiranë – Rome dhe Napoli – Tiranë
2) Shëtitjet me autobuz në atraksionet turistike të qyteteve
3) Akomodimi për 1 natë në hotel në Romë dhe 1 natë në Napoli
4) Mëngjeset në hotel
5) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
6) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri ne 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

1) Drekat dhe Darkat gjate udhëtimit
2) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor
Shiko Detaje
LJUBLJANA - LIQENI BLED - TRIESTE 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 16 Tetor
Shiko Detaje
QIPRO (Pushime All Inclusive) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 7 Tetor / 14 Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NË COSTA DORADA & TUR NË BARCELONË 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 7, 14, 21, 28, Qershor 🔸 Mëngjes + Drekë + Darkë
Shiko Detaje
PLAZH NË PETROVAC - BUDVA (Hotel Riviera Petrovac 4 Yje, Full Board) 🔹 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔸 16, 23, 30, Qershor 🔸 7, 14, 21, 28, Korrik 🔸 4, 11, 18, 25, Gusht
Shiko Detaje