BARCELONË 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 23 Tetor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹 Barcelonë
🔸Sagrada di Familia
🔸Parku Guell
🔸Stadiumi Camp Nou
🔸Muzeu i Pablo Picasso
🔸lagjia tradicionale Barceloneta
🔸
Speatakli i shatervaneve “Fontana Magica”
🔸Piazza Espanja

 

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
TETOR 2025

Nisje 23 Tetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 Tetor 05:50 nga Tirana (mberritja ne 09:05 ne Barcelone)– Kthimi 25 Tetor 22:35 ngaBarcelone (mberritja 01:05 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Barcelonë për 2 netë
.

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: BARCELONE

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. (2 orë : 20 min)
Pas mbërritjes në Barcelonë dhe procedurave doganore: Në shoqërinë e guidës udhëtojmë me autobuz për të vizituar Akuariumin e Barcelonës ku do të qëndrojmë edhe për drekë. Në pasdite do të kalojmë nga lagjia tradicionale e Barcelonës, Barceloneta. Vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso.
Akomodimi në hotel në Barcelonë.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 2: BARCELONE

Mëngjesi në hotel.
Nisemi për të vizituar një nga atraksionet më të jashtëzakonshme arkitektonike të Barcelonës ku do na krijohet ideja se jemi në Dubai, do vizitojmë kompleksin hotelier WELA, i lartë 99 m dhe i ndërtuar në vitin 1999. Pas kësaj do të vizitojmë Krenarinë e Barcelonës ,kryeveprën e Antonio Gaudi, Bazilikën Sagrada Familia e cila është parashikuar të përfundojë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të punimeve në vitin 2026 .Pas vizitës në Sagrada di Familia do të nisemi për të vizituar parkun Guell, një park i nisur nga Gaudi por që nuk arriti të përfundohej. Më pas vizita jonë do të vazhdojë në Mitikun e Barcelonës në stadiumin Camp Nou.
Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia.
Në mbrëmje do mund të bëjmë një vizitë në Fontana Magica, për të shijuar shfaqjen me drita të një prej atraksioneve më mbresëlënës të Barcelonës.
Pas vizitave kthimi në hotel.


Dita 3: BARCELONE

Mëngjesi në hotel.
Në mëngjes do të vizitojmë fillimisht  Sheshin Espanja si dhe kodrën Montjuik ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Kullat Veneciane, Panairi i Barcelonës i vitit 1926, Stadiumet e Lojërave Olimpike Barcelona ’92. Do të zbresim kodrën edhe do të vizitojmë Portin e Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Bulevardin Las Ramblas si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
Transferta më pas për në aeroportin e Barcelonës.
Pas proceduravce doganore, Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. (2 orë : 25 min)

 

 

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
2. Transferta në hotel dhe Shëtitjet me autobus sipas programit
3. Akomodim në hotel për 2 netë në Barcelonë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat gjatë ditëve të udhëtimit
b. Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c. Taksat e qyteteve e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.

.

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me

Të sugjeruara
BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor
Shiko Detaje
LJUBLJANA - LIQENI BLED - TRIESTE 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 16 Tetor
Shiko Detaje
QIPRO (Pushime All Inclusive) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 7 Tetor / 14 Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NË COSTA DORADA & TUR NË BARCELONË 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 7, 14, 21, 28, Qershor 🔸 Mëngjes + Drekë + Darkë
Shiko Detaje
PLAZH NË PETROVAC - BUDVA (Hotel Riviera Petrovac 4 Yje, Full Board) 🔹 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔸 16, 23, 30, Qershor 🔸 7, 14, 21, 28, Korrik 🔸 4, 11, 18, 25, Gusht
Shiko Detaje