DATAT E UDHËTIMIT
MARS 2026
Nisje 21 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 559€
Oraret e Fluturimi: Nisja 21 Mars 07:00 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Basel) – Kthimi 24 Mars 14:50 nga Memmingen (mberritja 16:45 ne Tirane)
PRILL 2026
Nisje 30 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 559€
Oraret e Fluturimi: Nisja 14 Mars 07:15 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Memmingen) – Kthimi 3 Maj 18:15 nga Memmingen (mberritja 20:10 ne Tirane)
MAJ 2026
Nisje 14 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 589€
Oraret e Fluturimi: Nisja 14 Maj 07:15 nga Tirana (mberritja ne 09:25 ne Memmingen) – Kthimi 17 Maj 18:15 nga Memmingen (mberritja 20:10 ne Tirane)
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: BAZEL – ZYRIH

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt (2 ore : 20 min)
Pas mbërritjes në aeroport dhe procedurave doganore shëtitje panoramike në qytetin e Bazelit, kalohet mbi urën Ëettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit.
Vazhdimi turit ne qytetin e Zyrihut, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.
Akomodimi në hotel në Zyrih
Dita 2: LAUTERBRUNNEN – MURREN – INTERLAKEN – BERN

Mëngjesi në hotel.
Vazhdojmë turin per te vizituar nje nder fshatrat me piktoreske te Zvicres, si Lauterbrunnen dhe Ujevaren e saj madheshtire, një eksperiencë e bukurisë të parqeve natyrore Zviceriane.
Pas vizitës në Lauterbrunnen opsionale vizite ne Murren me tren panoramik + teleferik.
Murren është një fshat tradicional alpin i Zvicrës, në një lartësi prej 1,638 metrash mbi nivelin e detit. Nuk mund të arrihet me rrugë publike por vetem duke kombinuar nje shetitje me tren + teleferik. Është gjithashtu një nga pikat turistike të njohura në Zvicër pasi nga Murrem kemi një peisazh spektakolar të tre maleve të larta Eiger, Mönch dhe Jungfrau.
Vazhdimi turit drejt Bernit, kryeqytetit të Zvicrës. Tur panoramik i qytetit të Bernit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendet shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e Sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz.
Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt Interlaken (vizite panoramike e Inerlaken e cilon fillon me qytetin e vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken).
Kthimi në hotel pas mbarimit të vizitave.
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Zyrih.
Dita 3: UJEVARA REIHNFALL – LUCERNE

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Schaffhausen, për të vizituar një ndër ujëvarat më spektakolare në Europë, si ujëvarat Reihnfall.
Vazhdimi turi për në Lucerne një ndër qytetet më të bukura të Zvicres, i cili njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucerne vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löëendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj.
Kohë e lirë për të shijuar Lucernën individualisht, ku nga atraksionet e këshilluar është një shëtitje me varka në liqenin e Lucernës.
Pasdite kohë e lirë për shopping
Fjetia në Zyrih
Dita 4:TIRANE

Mëngjesi në Hotel.
Nisja më për në aeroport
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 50 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion me nisje dhe mbërritje, Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi ne hote 4 yje për 3 netë në Zyrih.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
—
Opsionale extra €80
7. Bagazh 20 kg
8. Check in në aeroport në deskun e kompanisë ajore.
9. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat e qyteteve 12€ në total për 3 netët e cila paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.
d. Shëtitja me varka në liqenin e Lucernës
e. Bileta e Trenit Panoramik + Teleferiku për të vizituar Murren 25 chf (franga)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
