Nuk keni ende rezervime.
📅 FESTAT E NENTORIT 2026
🔹 Nisje 28 Nënor – Kthim 1 Dhjetor
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt (1 ore : 20 min) per ne Stamboll.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
*Kohë e lirë për shopping në sheshin Taksim.
*Akomodimi në hotel në zonën e Taksimit
Mëngjesi në hotel.
*Turi fillon në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Qëndrimi 2 orë.
*Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
*Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja me pagese.
*Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
*Në mbrëmje, do të organizohet “Nata Turke”, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë. (opsionale)
Mëngjesi në hotel.
*Dita fillon me vizite në Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth 1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
(Vizite Panoramike)
*Nisemi me pas drejt stacioneve te trageteve Eminoy ku do te lundrojme me anije për dy – tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa dhe per tu njohur me legjenden e saj si te nje perralle.
*Pas xhiros me anije do të vazhdojmë vizitën në lagjen më të famshme të stambollit e njohur si Lagjia Balat, ku do te shohim ndertesat dhe rrugicat shumngjyreshe. Me pas vazhdojme drejt Kishes Katedrale Patriarkale te Shën Gjergjit e cila është katedralja kryesore ortodokse në Stamboll.
*Pasdite shopping në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
*Kthimi në Hotel pasdite.
Mëngjesi në hotel.
*Nisemi drejt Kodra Çamlıca qe ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kur moti ne Stamboll eshte i ngrohte dhe pa re nga ketu merrni nje pamje spektakolare te qytetit. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.Vizite ne xhamine Camlica e ndërtuar nga Presidenti Erdogan me financat e tij si një shenjë falenderimi perkundrejt popullit te Stambollit.
Hyrja e lirë.
*Transferta më pas për në aeroportin e Stambollit, Sabiha Gokcen
Fluturimi direkt Stamboll – Tirane.
Mbërritja në Tiranë në mbrëmje
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 30€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj nga e llogaritur nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.