VJENË – PRAGË – BUDAPEST – KALORVY VARY 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 9 Prill / 30 Prill / 21 Maj

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:

DATAT E UDHËTIMIT
👇👇👇
PRILL 2026
Nisje 9 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 11 Prill 13:10 nga Tirana (mbërritja ne 14:40 ne Budapest)) – Kthimi  12 Prill :40 nga Praga (mbërritja 21:35 ne Tiranë)
👇👇👇
MAJ 2026
Nisje 30 Prill — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 30 Prill 13:10 nga Tirana (mbërritja ne 14:40 ne Budapest) – Kthimi 3 Maj 19:40 nga Praga (mbërritja 21:35 ne Tiranë)

Nisje 21 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 21 Maj 13:10 nga Tirana (mbërritja ne 14:40 ne Budapest) – Kthimi  24 Maj 19:40 nga Praga (mbërritja 21:35 ne Tiranë)

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: BUDAPEST

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bratislave. (1 ore : 40 min)
Vazhdojmë vizitën në shoqërinë e guidës të Budapestit nga Sheshi i heronjve, ku do të njihemi me figurat kryesore të kombit hungarez. Do të shëtisim edhe do kalojmë nga Kështjella e Vajdahunyad, per të vazhduar në bulevardin qëndror, i cili njihet si ‘’Champs Elysees’’ e Budapestit, rruga Andrassy Utsa.
Ndalesa e radhës do të jetë tek Parlamenti i Hungarisë , i cili është padiskutim godina më e bukur e një parlamenti në botë. Do të shëtisim prej andej tek Sheshi i Lirisë  ku gjendet monumenti Sovjetik, si dhe shtatorja e Ronald Regan, për të vazhduar tek Bazilika e Shën Stefanit si dhe tek Sheshi i Istvan Szechenyi ku gjenden Akademia e Shkencave Hungareze, Pallati Gresham si dhe Ura e Luanëve, e cila është ndërtuar nga një familje Voskopojare.
Në mbrëmje lundrim me anije turistike në lumin Danub, duke shijuar një spektakel dritash qe të ofron vizita e Budapestit në mbrëmje me anije
Fjetia ne Budapest

 

Dita 2: VJENA

Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Vjenë.
Pas mbërritjes ne kryqytetin austriak, fillojmë vizitën e Vjenës nga Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbreteror ku kanë jetuar familja mbretërore e Habsburgeve, shumë i ngjashëm me Pallatin e Versajes.
Këtu do të vizitohen: Dhomat Mbretërore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja me kopshtet franceze.  Pas Belvederes do të vizitojmë Kishen e Karlit, një nga më të bukurat e stilit Barok.
Vazhdimi i vizitave me turin qytetit. Itinerari i këtij turi do të fillojë nga Kisha Votive, dhe do të vazhdojë me Bashkinë e Re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndërtesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do të përfundojmë tek Opera, një nga ndërtesat simbol të Vjenës.
Kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Vjenë.


Dita 3: KALORVY VARY


Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit do të nisemi  për në Kalorvy Vary për të vizituar një nga qytetet më të bukura të Republikës Ceke.
Karlovy Vary i mirënjohur në të gjithë Europën për burimet e shumta të Ujërave Termale dhe Banjat Kurative.
Pas vizitës së Kalorvy Vary, udhëtojmë në Pragë.
Akomodimi në hotel në Pragë. Mbrëmje e lirë.


Dita 4: PRAGË

Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.–
Pas vizites transferimi për në Aeroportin e Pragës.
Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë (1 orë : 50 min)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Budapest dhe Pragë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje në Vjenë për dy netë dhe në Pragë për 1 natë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 4 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

——————————————————

Të sugjeruara
Vendet SKANDINAVE (Oslo - Malmo - Kopenhagen - Gotheburg - Helsingborg) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 24 Prill / 1 Maj / 22 Maj
Shiko Detaje
VJENË - PRAGË – BUDAPEST – KALORVY VARY 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 9 Prill / 30 Prill / 21 Maj
Shiko Detaje
BERNINA EXPRESS – ST Moritz 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 18 Janar / 7 Shkurt / 15 Shkurt / 21 Shkurt / 28 Shkurt
Shiko Detaje
MALTA 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 21 Mars / 10, 17, Prill / 1, 15, Maj
Shiko Detaje
JORDANI - fluturim direkt 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 26 Mars / 15, 30, Prill / 12, 19, Maj / 2, 9, Qershor
Shiko Detaje