Festat në VENECIA – VERONA 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 29 Nentor

S’ka stok për këtë produkt dhe s’mund të blihet.

Kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹Venecia
🔸 Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës
🔸Bazilika e Shën Markut
🔸Kulla e Orës
🔸Kampanilja e Shën Markut
🔸Ura Rialto
🔸Shëtitje me gondola

🔹🔹Verona
🔸 Arena Romake
🔸Ballkonin e Romeos dhe Xhuliet

🔹🔹Padova

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
NENTOR 2025
Nisje 29 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimit: Nisja 29 nentor 06:55 nga Tirana (mberritja ne 08:40 ne Trevizo) – Kthimi nga Trevizo 1 dhjetor 18:55 (mberritja 20:25 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vicenza për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: VERONA

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo.  (1 orë : 40 minuta)
Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
Pas vizites ne Verona akomodimi dhe fjetia ne hotel ne Vicenza.
Mbremje e lire

 

Dita 2: VENECIA

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do të marim anije për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia.
Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias.
Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet.
Kthimi në mbrëmje dhe akomodimi në hotel

 

Dita 3: PADOVA – Shopping ne “VENECIA OUTLET VILLAGE”

Mëngjesi në hotel.
Vazhdimi vizitave ne qytetin turistik te Padovas.
Pas vizites ne Padova, shopping në qendrën tregtare Venezia Outlet Village.
Nisja për në aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo  në Tiranë.  (1 orë : 30 minuta)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Vicenza me mëngjes
4. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
5. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
6. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
7. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton
8. Taksa e hyrjes në Venecia  diten e dyte
9. Taksa lokale e qyteteve

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Bileta e tragetit per  në Venecia  diten e dyte 15 euro (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
ANDALUZIA 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 20 Mars / 15, 29 Prill / 13 Maj
Shiko Detaje
MADRID - Avila - Segovia - Toledo 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 2, 9, 30 Prill / 21 Maj
Shiko Detaje
Festat në STRASBURG – COLMAR – SHTUTGART 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 24 Dhjetor
Shiko Detaje
Festat në PRAGË – KALORVY VARY – KUTNA ORA 🔸 Nisje 24 Dhjetor - 3 Ditë (2 Netë)
Shiko Detaje
Festat me BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 19 Dhjetor / 22 Dhjetor / 23 Dhjetor / 24 Dhjetor
Shiko Detaje