Nuk keni ende rezervime.
Nisje 27 Shtator – Kthim 30 Shtator
Nisje 18 Tetor – Kthim 21 Tetor
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Malaga. (3 orë : 05 min)
Pas mbërritjes në Malaga dhe procedurave doganore transferta ne hotel
Akomodimi në hotel në Malaga.
Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Cordoba
Vizitë në qytetin e Cordoba, ku do të eksplorojmë atraksionet kryesore: si Mezquita-Catedral, Ura Romake, Lagja historike Judería, etj.
Nisja per ne Sevilja dhe akomodimi në hotel.
Mbrëmja e lirë.
Mëngjesi në hotel.
Vizite ne qytetin e Sevilja, duke përfshirë atraksionet kryesore: Alcázar i Seviljes (prenotim paraprak, pagesë ekstra), Katedralja e Seviljes dhe Kulla Giralda,Plaza de España dhe Parku Maria Luisa
Pasdite e lirë për shopping ose shëtitje në lagjen Triana.
Mbrëmja e lirë.
Opsionale: shfaqje Flamenco me pagesë ekstra €40/person.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit në hotel, nisja për në Malaga (udhëtimi zgjat ~2h 30 min). Vizitë panoramike në qytet, duke përfshirë: Alcazaba, Katedralja e Malagës, Porti dhe shëtitjet në rrugicat historike
Kohë e lirë për suvenire dhe drekë sipas dëshirës
Në mbrëmje transferta për në aeroportin e Malages
Fluturimi direkt Malaga – Tiranë. (3 orë : 15 min )
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me cmimet do te informoheni parapakisht nga guida