DATAT E UDHËTIMIT
MUAJI PRILL 2025
Nisje 11 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 369€
Oraret e Fluturimi: Nisja 11 Prill nga Tirana ora 06:00 (mberritja ne 07:45 ne Bolonja) – Kthimi 13 Prill nga Bolonja ora 23:05 (mberritja 23:55 ne Tirane)
MUAJI MAJ 2025
Nisje 1 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 399€
Oraret e Fluturimi: Nisja 6 Mars nga Tirana ora 06:00 (mberritja ne 07:45 ne Bolonja)– Kthimi 3 Maj nga Bolonja ora 23:05 (mberritja 23:55 ne Tirane)
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: FIRENCE
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana për në Bolonja fluturim direkt (1 orë : 20 minuta)
Pas mbërritjes ne Bolonja udhetojme ne qytetin e Firences ku viztojme atraksionet si:
– Duomo Cathedral (Piazza Duomo – Cathedral Santa Maria del Fiore)
– Piazza Republica
– Piazza di Signiora
– Palazzo Vecchio
– Galeria Uffizi
– Ponte Vecchio
– Palazzo Pitti
– Piazzale Mikelangelo
Pas përfundimit të vizitave, akomodimi në hotel ne zonen e Firences
Dita 2: TOSKANA

Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë:
-Museo della Opera
-Duomo di Siena
-Piaza del Campo
-Torre di Mangia
Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës.
Pas vizitave, kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Dita 3 : SAN GIMIGNANO — BOLONJA
Mëngjesi në Hotel.
Vazhdimi i turit me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës.
Pas vizitave në San Gimignano udhëtojmë për në Bolojna ku në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin duke filluar nga Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio,
për të vazhduar me Bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme qe vezhtron nga piazza.
Vizita e Bolojnës përfundon me vizitën në Torre dell Orologio dhe Palazzo d’Accursio
Transferta për në aeroportin e Bolonjës
Pas procedurave doganore, Fluturimi direkt Bolonja – Tiranë (1 orë : 30 minuta)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bolonja – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në zonën e Firences me mëngjes
4. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
5. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
—
Opsionale extra €80
7. Bagazh 20 kg
8. Check in në aeroport në deskun e kompanisë ajore.
9. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksat lokale 10 euro personi për 2 netet (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.


