Festat në STRASBURG – COLMAR – SHTUTGART 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 29 Nentor / 24 Dhjetor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

IZITOJMË
🔹Strasburg
🔹Colmar
🔹Mulhouse
🔸Shtutgart
🔸Karlsruhe
🔸Baden  Baden

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

👇👇👇
NENTOR 2025
Nisje 29 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 577€
Oraret e Fluturimit:
Nisje 29 Nëntor 07:00 nga Tirana (mbërritja ne 09:00 në Basel-Mulhouse) – Kthimi 2 Dhjetor 14:40 nga Basel-Mulhouse (mberritja 16:45 ne Tirane)
👇👇👇
DHJETOR 2026

Nisje 24 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 597€
Oraret e Fluturimit: 
Nisja 24 Dhjetor 07:00 nga Tirana (mbërritja ne 09:00 në Basel-Mulhouse) – Kthimi 27 Dhjetor 14:40 nga Basel-Mulhouse (mberritja 16:45 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në hotel 3 yje ose 4 yje 1 natë në Shtutgard dhe 1 natë në Strasburg dhe 1 natë në Mulhouse

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1 : BADEN BADEN – SHTUTGART

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt në Basel-Mulhouse. (2 orë : 15 min)
Udhëtojmë për në Baden Baden me autobuz, udhëtim i cili zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden – Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos, i njohur për banjot e tij termale romake.
Në shoqërimin e guidës vizitojmë: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti.
Pas vizites së qytetit Baden – Baden, transferta për në Shtutgart.
Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit.
Akomodimi në hotel në Shtutgart.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita e 2: SHTUTGART – KARLSRUHE – STRASBURG

Mëngjesi në hotel.
Në shoqërimin e guidës vizitojmë Shtutgartin: Vizita fillon me Kështjellën e Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, për të vazhduar me Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes – Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo.
Pas vizitave në Shtutgart, nisja për në Karlsruhe.
Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitojmë: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër dhe Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, për të vazhduar me Kishën Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore.
Nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë.
Akomodimi në hotel në Strasburg.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 3 : STRASBURG – COLMAR

Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin.
Në shoqërimin e guidës vizitojmë Straburgun e bukur, duke filluar nga Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, dhe Maison Kammerzell. Për të vazhduar me Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France, Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian.
Nisja më pas për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë.
Në Colmar Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, dhe Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, për të përfunduar vizitat tek Shtëpia Adolph e vitit 1350 dhe Maison des Tetes.
Akomodimi në hotel në Mulhouse (30 min larg Colmar)

 

Dita 4 : MULHOUSE

Mëngjesi në hotel
Vizitë e shkurtë në Mulhouse si Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave.
Transferta më pas për në aeroportin e Basel – Mulhouse
Pas proceduravce doganore, Fluturimi direkt Basel – Mulhouse – Tiranë. (2 orë)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Basel-Mulhouse — Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 3 ose 4 Yje për 1 natë në Shtutgardt dhe 1 natë në Strasburg dhe 1 natë në Mulhouse
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat & Darka gjatë ditëve të udhëtimit
b. Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c. Taksa e qyteteve (10€) e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit.

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

 

Të sugjeruara
Festat në ANDALUZIA 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor
Shiko Detaje
MADRID - Avila - Segovia - Toledo 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor
Shiko Detaje
Festat në STRASBURG – COLMAR – SHTUTGART 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 29 Nentor / 24 Dhjetor
Shiko Detaje
Festat në PRAGË – KALORVY VARY – KUTNA ORA 🔸 Nisje 24 Dhjetor - 3 Ditë (2 Netë)
Shiko Detaje
Festat me BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor / 29 Nentor / 24 Dhjetor
Shiko Detaje
LJUBLJANA - LIQENI BLED - TRIESTE 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 29 Nëntor
Shiko Detaje