Vendet SKANDINAVE (Oslo – Malmo – Kopenhagen – Gotheburg – Helsingborg) 🔸 5 DitĂ« (4 NetĂ«) 🔸 Nisje 24 Prill / 1 Maj / 22 Maj

Spastroje
TĂ« rritur:
ose kontakto:

DATAT E UDHËTIMIT
👇👇👇
PRILL 2026
Nisje 24 Prill — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 699€
Oraret e Fluturimi: Nisja 24 Prill 17:35 nga Tirana (mbërritja ne 20:55 ne Oslo) – Kthimi  28 Prill 23:00 nga Malmo (mbërritja 01:35 ne Tiranë)
👇👇👇
MAJ 2026
Nisje 1 Maj — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 699€
Oraret e Fluturimi: Nisja 1 Maj 17:35 nga Tirana (mbërritja ne 20:55 ne Oslo)– Kthimi 5 Maj 23:00 nga Malmo (mbërritja 01:35 ne Tiranë)
—
Nisje 22 Maj — 5 Ditë (4 Netë) — Cmimi 699€
Oraret e Fluturimi: Nisja 22 Maj 17:35 nga Tirana (mbërritja ne 20:55 ne Oslo) – Kthimi  26 Maj 23:00 nga Malmo (mbërritja 01:35 ne Tiranë)

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: OSLO

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Oslo. (3 ore : 05 min)
Pas procedurave doganore, transferimi në hotel në Oslo.
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Oslo

 

Dita 2: OSLO

Mëngjesi në hotel.
VizitĂ« e monumenteve kryesore tĂ« Oslos: KĂ«shtjella Akershus, kĂ«shtjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel pĂ«r paqe, do tĂ« vazhdojmĂ« me bulevardin qĂ«ndror nĂ« Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri KombĂ«tar, Parlamenti i NorvegjisĂ« si dhe Pallati mbretĂ«ror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura tĂ« Gustav Vigeland, Parku I jashtĂ«zakonshĂ«m “Frogner”, pista e skive Holmenkollen
Fjetia në Oslo


Dita 3: GOTHENBURG

Mëngjesi në Hotel.
Nisje per ne Goteborg. Udhetimi zgjat mbi 2 ore. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndërtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan
Akomodimi në hotel në Gothenburg. Mbrëmje e lirë.


Dita 4: HELSINGBORG – KOPENHAGEN

Mëngjesi në hotel.
Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsingor , ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Nisja per ne Copenhagen. Udhetimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen.
Akomodimi në hotel në Kopenhagen. Mbrëmje e lirë.

 

Dita 5: MALMO

Mëngjesi në hotel.
Vazhdimi i udhetimin per ne Malmo nepermjet ures ne Oresundit. Vizit e qendres Historike te Malmos.
Transferimi në mbrëmje për në Aeroportin e Malmos.
Fluturimi Direkt Malmo – Tiranë (2 orë : 55 min)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Oslo dhe Malmo – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje në Oslo për dy netë, në Gotheburg për 1 natë, në Kopenhagen për 1 natë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 7.5 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

——————————————————

TĂ« sugjeruara
Vendet SKANDINAVE (Oslo - Malmo - Kopenhagen - Gotheburg - Helsingborg) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 24 Prill / 1 Maj / 22 Maj
Shiko Detaje
VJENË - PRAGË – BUDAPEST – KALORVY VARY 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 9 Prill / 30 Prill / 21 Maj
Shiko Detaje
BERNINA EXPRESS – ST Moritz 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 18 Janar / 7 Shkurt / 15 Shkurt / 21 Shkurt / 28 Shkurt
Shiko Detaje
MALTA 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 21 Mars / 10, 17, Prill / 1, 15, Maj
Shiko Detaje
JORDANI - fluturim direkt 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 26 Mars / 15, 30, Prill / 12, 19, Maj / 2, 9, Qershor
Shiko Detaje