Festat në SARAJEVË 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor / 24 Dhjetor

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:
VIZITOJMË
🔹Sarajevë
🔸Mostar
🔸Medjugore
🔹Ujëvarat e Kravicës
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
NENTOR 2025

Nisje 28 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 139€
👇👇👇
DHJETOR 2025

Nisje 24 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 159€
.
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në hotel Hollywood 4 Yje në Sarajevë.
Festë me Muzike Live në Mbrëmjen e ditës së dytë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: MOSTAR

Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit.
KPas kalimit të pikës kufitare të Hani Hotot, vazhdojmë udhëtimi në Nikshiq. Ndalesë në Nikshiq për pushim përpara se të vazhdojmë udhëtimin drejt Bosnje Hercegovinës.
Destinacioni i parë që vizitojmë në këtë tur është Mostari ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit ( e vetmja në botë).
Pas përfundimit të vizitës në Mostar, nisja për në Sarajevë. Mbërritja dhe akomodimi në hotel.
Kohë e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër.
Darka do të shtrohet në restorantin e hotelit

 

Dita 2: SARAJEVE

Pas mëngjesit në hotel vizitojmë qytetin e Sarajevës.
Turi fillon me vizitën në oborrin e familjes Mbretërore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkëritë e Sarajevës.( pagese extra 3 euro).
Nisemi me guidën për vizitat në Bashqarshi, Xhamitë dhe Kishat e Sarajevës, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës.
Në marrëveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohë e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit.
Vazhdimi i turit me vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, Ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake.
Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për të përdorur facilitetet e hotelit si: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër.
Këtë mbrëmje festojmë së bashku duke organizuar Darkë Festive me Muzikë Live në restorantin e hotelit.


Dita 3: MEDJUGORE – UJEVARAT E KRAVICES

Pas mëngjesit në hotel nisja për në Tiranë.
Në rrugën e kthimit do të ndalojmë në Medjugorje ose vendi i Gospa Mira ( Zonja e Paqes) ku do të vizitojme Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores.
Pas përfundimit të vizitave, nisja për në Tiranë.
Gjatë rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.

Në çmim përfshihet

1) Transporti sipas programit vajtje – ardhje
2) Akomodimi në Hotel Hollywood 4 Yje në Sarajevë per 2 netë
3) Mëngjeset dhe Darkat në restorantin e hotelit
4) Përdorimi i pishinës se mbyllur
5) Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit.

.

Në çmim nuk përfshihet

a) Drekat gjatë ditëve të udhëtimit
b) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c) Taksa lokale 2 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d) Muzike live vendase në mbrëmjen e ditës së dytë (opsionale 10€)
e) Bileta e hyrjes në Ujëvaren Kravica (15 euro personi) e cila paguhet në agjensi

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ TIRANË: Ora 04:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar).
➤ DURRËS: Ora 03:00 nga stacioni Trenit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 109€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë identiteti me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
Festat në PRAGË - KALORVY VARY - KUTNA ORA 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor / 24 Dhjetor
Shiko Detaje
BERNINA EXPRESS (Treni Panoramik ne Alpet Zviceriane) 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor
Shiko Detaje
LJUBLJANA - LIQENI BLED - TRIESTE 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 16 Tetor
Shiko Detaje
QIPRO (Pushime All Inclusive) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 7 Tetor / 14 Tetor
Shiko Detaje
PLAZH NË COSTA DORADA & TUR NË BARCELONË 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 7, 14, 21, 28, Qershor 🔸 Mëngjes + Drekë + Darkë
Shiko Detaje