ROME – VATIKAN – TIVOLI 🔸 3 DitĂ« (2 NetĂ«) 🔸 Nisje 21 Mars / 4 Prill / 1 Maj / 22 Maj

Spastroje
TĂ« rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:

DATAT E UDHËTIMIT
👇👇👇
MARS 2026

Nisje 21 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 429€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 6 Mars 06:05 nga Tirana (mberritja ne 07:45 ne Rome) – Kthimi 8 Mars 21:45 nga Roma (mberritja 23:15 ne Tirane)
👇👇👇
PRILL 2026

Nisje 4 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 459€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 4 Prill 06:05 nga Tirana (mberritja ne 07:45 ne Rome) – Kthimi 6 Prill 21:45 nga Roma (mberritja 23:15 ne Tirane)
👇👇👇
MAJ 2026

Nisje 1 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 459€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 1 Maj 06:05 nga Tirana (mberritja ne 07:45 ne Rome)– Kthimi 3 Maj 21:45 nga Roma (mberritja 23:15 ne Tirane)
—
Nisje 22 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 459€ 
Oraret e Fluturimit:
Nisja 22 Maj 06:05 nga Tirana (mberritja ne 07:45 ne Rome) – Kthimi 24 Maj 21:45 nga Roma (mberritja 23:15 ne Tirane)

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1 : Roma e Shenjtë

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta)

Pas mbërritjes në Romë do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.

Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.
Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.
Akomodimi në hotel.  Fjetia në Romë.

Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Romës, nën magjinë e spektaklit të dritave.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.


DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë. 

Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.

 

DITA 3: Tivoli dhe Shopping në Romë

Mengjesi ne hotel.
Pas mëngjesit do të nisemi drejt Tivolit, një qytet i vogël dhe piktoresk afër Romës, është i njohur për historinë e tij të pasur dhe vilat madhështore. I rrethuar nga male dhe me pamje mahnitëse.
NdĂ«r vendet mĂ« tĂ« famshme Ă«shtĂ« Villa d’Este, e njohur pĂ«r kopshtet e saj tĂ« bukura dhe shatĂ«rvanĂ«t e mrekullueshĂ«m. (Hyrja me pagesĂ« extra/opsionale)
Pas vizitës në Tivoli transferta në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping.
Pas shopping nisemi për në aeroportin e Romës.
Pas procedurave doganore, nisja nga Roma me fluturimi direkt Romë – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Romë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Romë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
b. Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
c. Taksa lokale 7.50 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

TĂ« sugjeruara
Vendet SKANDINAVE (Oslo - Malmo - Kopenhagen - Gotheburg - Helsingborg) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 24 Prill / 1 Maj / 22 Maj
Shiko Detaje
VJENË - PRAGË – BUDAPEST – KALORVY VARY 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 9 Prill / 30 Prill / 21 Maj
Shiko Detaje
BERNINA EXPRESS – ST Moritz 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 18 Janar / 7 Shkurt / 15 Shkurt / 21 Shkurt / 28 Shkurt
Shiko Detaje
MALTA 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 21 Mars / 10, 17, Prill / 1, 15, Maj
Shiko Detaje
JORDANI - fluturim direkt 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 26 Mars / 15, 30, Prill / 12, 19, Maj / 2, 9, Qershor
Shiko Detaje