VIZITOJMË
PRAGE
KALORVY VARY
KUTNA ORA
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
NENTOR 2025
Nisje 28 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 477€
Oraret e Fluturimit: Nisja 28 Nentor 19:55 nga Tirana (mberritja ne 22:05 ne Prage) – Kthimi 1 Dhjetor 22:40 nga Praga (mberritja 00:35 ne Tirane)
DHJETOR 2025
Nisje 24 Dhjetor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 447€
Oraret e Fluturimit: Nisja 24 Dhjetor 20:00 nga Tirana (mberritja ne 22:10 ne Prage) – Kthimi 26 Dhjetor 22:40 nga Praga (mberritja 00:35 ne Tirane)
HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Pragë
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: PRAGE

Takimi ne aeroportin e Tiranes me guiden 2 ore perpara orarit te fluturimit me avion.
Fluturimi Direkt për në Pragë.
Pas procedurave doganore fillojme vizitat e Prages duke filluar Kështjellen e Pragës e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva, Ky kompleks, ndertimi i se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.
Pas vizitave akomodimi ne hotel
Fjetia ne Prage
Dita 2: PRAGE
Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.
Mbrëmje e lirë.
Fjetia ne Prage
Dita 3: KALORVY VARY – KUTNA HORA

Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit do te nisemi per ne KALORVY VARY ku do te vizitojme nje nga qytetet me te bukura te Cekise.
Karlovy Vary i mirenjohur ne te gjithe Europen per burimet e shumta te ujrave termale dhe banjat kurative.
Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë.
Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora.
Pas vizites transferimi për në Aeroportin e Prages
Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Pragë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje në Vjenë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 4 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 30€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit
——————————————————