DATAT E UDHËTIMIT
MARS 2026
Nisje 20 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 20 Mars 08:10 nga Tirana (mberritja ne 09:55 ne Bratislave) – Kthimi 24 Mars 22:40 nga Praga (mberritja 00:35 ne Tirane)
PROGRAMI I DETAJUAR
Dita 1: BRATISLAVA

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bratislave. (1 ore : 40 min)
Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme,
Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle.
Opsionale: Hyrje në UFO Tower.
Pas vizitave nisja për në Vjenë. Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Dita 2: VJENA

Mëngjesi në hotel.
Dita fillon me vizite ne Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbreteror ku kanë jetuar familja mbretërore e Habsburgeve, shumë i ngjashëm me Pallatin e Versajes.
Këtu do të vizitohen: Dhomat Mbretërore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja me kopshtet franceze. Pas Belvederes do të vizitojmë Kishen e Karlit, një nga më të bukurat e stilit Barok.
Vazhdimi i vizitave me turin qytetit. Itinerari i këtij turi do të fillojë nga Kisha Votive, dhe do të vazhdojë me Bashkinë e Re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndërtesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do të përfundojmë tek Opera, një nga ndërtesat simbol të Vjenës.
Kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Vjenë.
Dita 3: KALORVY VARY
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit do të nisemi për në Kalorvy Vary për të vizituar një nga qytetet më të bukura të Republikës Ceke.
Karlovy Vary i mirënjohur në të gjithë Europën për burimet e shumta të Ujërave Termale dhe Banjat Kurative.
Pas vizitës së Kalorvy Vary, udhëtojmë në Pragë.
Akomodimi në hotel në Pragë. Mbrëmje e lirë.
Dita 4: PRAGE

Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.–
Pas vizites transferimi për në Aeroportin e Pragës.
Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë (1 orë : 50 min)
Në çmim përfshihet
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bratislav dhe Pragë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje në Vjenë për dy netë dhe në Pragë për 1 natë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
8. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton
Në çmim nuk përfshihet
a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 12 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit
——————————————————

