KAPRI – AMALFI – POSITANO – SORRENTO – SALERNO – NAPOLI 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 10, 23, 30, Prill / 7, 14, 21, Maj

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:

DATAT E UDHËTIMIT
👇👇👇
PRILL 2025

Nisje 10 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 10 Prill 17:25 nga Tirana (mberritja ne 18:50 ne Napoli) – Kthimi 13 Prill 19:25 nga Napoli (mberritja 20:40 ne Tirane)

Nisje 23 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 23 Prill 17:25 nga Tirana (mberritja ne 18:50 ne Napoli) – Kthimi 26 Prill 19:25 nga Napoli (mberritja 20:40 ne Tirane)

Nisje 30 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 30 Prill 17:25 nga Tirana (mberritja ne 18:50 ne Napoli) – Kthimi 3 Maj 19:25 nga Napoli (mberritja 20:40 ne Tirane)
👇👇👇
MAJ 2025

Nisje 7 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 7 Maj 17:25 nga Tirana (mberritja ne 18:50 ne Napoli) – Kthimi 10 Maj 19:25 nga Napoli (mberritja 20:40 ne Tirane)

Nisje 14 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 14 Maj 17:25 nga Tirana (mberritja ne 18:50 ne Napoli) – Kthimi 17 Maj 19:25 nga Napoli (mberritja 20:40 ne Tirane)

Nisje 21 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 21 Maj 17:25 nga Tirana (mberritja ne 18:50 ne Napoli) – Kthimi 24 Maj 19:25 nga Napoli (mberritja 20:40 ne Tirane)

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: SORRENTO

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Napoli. (1 ore : 10 min)
Pas mberritjes në Napoli transferta me autobuz për në Sorrento.
Akomodimi në hotel 4 yje në Sorrento.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 2: KAPRI

Mengjesi ne hotel
Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.
Nisja me traget për në ishullin Kapri (opsionale)
Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe  ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit,  Grand hotel Quisisana,  Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp.
Kthimi me traget në Sorrento.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 3: AMALFI – POSITANO – SALERNO 

Mëngjesi në Hotel.
Udhetimi me traget pergjatë Rivierës së Amalfit.
Ndalesa e parë do të jetë në Positano ku në shoqërinë e guides vizitë në shëtitoren e Positanos, kishën e Santa Maria Assunta dhe ngjitje në nje nga pikat më panoramike të zonës ku do të shijoni një nga pamjet më piktoreske të rivierës italiane.
Nga Positano nisja për në Amalfi me traget.
Pas mbëritjes shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
Vazhdimi udhëtimit nga Amalfi për në Salerno. Nuk mund të largoheni Rivieria e Amalfit pa shijuar një shëtitje panoramike të Salernos të monumentet kryesore të tij Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj.
Kthimi ne hotel ne Sorrento me autobuz.

 

Dita 4: NAPOLI

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit vizitë e Napolit në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Kohë e lirë për të shijuar drekën në piceritë tradicionale Napolitane, një eksperience e shijimit të ushqimit pë r tu mos u humbur.
Transferta në aeroportin e Napolit pasdite.
Nisja nga Napoli me fluturimi direkt Napoli – Tiranë (1 orë : 15 minuta)

 

Në çmim përfshihet

1. Biletat e avionit Tirane – Napoli – Tirane
2. Transfertat me autobuz sipas programit
3. Akomodimi për 3 netë në Hotel 4 Yje me Mengjes ne Sorrento
4. Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
5. Bagazh 20 kg +  çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
6. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.
7. Ulesët e përcaktuar në aeroplan afëtr me personin që po udhëton

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokalet 15€ personi ne total per 3 netet te cilat paguhen ne agjensi ne momentin e rezervimit
d. Bileta e Tragetit Sorrento – Kapri – Sorrento (45 €)
e. Bileta e Tragetit Sorrento – Amalfi – Positano – Salerno (45 €)

Shenime:

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
Vendet SKANDINAVE (Oslo - Malmo - Kopenhagen - Gotheburg - Helsingborg) 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 24 Prill / 1 Maj / 22 Maj
Shiko Detaje
VJENË - PRAGË – BUDAPEST – KALORVY VARY 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 9 Prill / 30 Prill / 21 Maj
Shiko Detaje
BERNINA EXPRESS – ST Moritz 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 18 Janar / 7 Shkurt / 15 Shkurt / 21 Shkurt / 28 Shkurt
Shiko Detaje
MALTA 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 21 Mars / 10, 17, Prill / 1, 15, Maj
Shiko Detaje
JORDANI - fluturim direkt 🔸 5 Ditë (4 Netë) 🔸 Nisje 26 Mars / 15, 30, Prill / 12, 19, Maj / 2, 9, Qershor
Shiko Detaje