Nuk keni ende rezervime.
Nisje 8 Tetor – Kthim 12 Tetor
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin e grupit rreth 2 orë përpara nisjes së fluturimit. Kryerja e procedurave të check-in dhe nisja me fluturim direkt Tiranë – Malmo (kohëzgjatja rreth 3 orë e 5 minuta).
Mbërritja në Malmo dhe, pas përfundimit të procedurave doganore, transferimi drejt hotelit.
Akomodimi në hotel në zonën Malmo
Mëngjesi në hotel.
Vazhdimi i udhëtimit drejt Danimarkës për në Kopenhagen, kryeqytetin elegant të Danimarkës. nëpërmjet urës së Øresundit, një nga veprat më mbresëlënëse inxhinierike që lidh Danimarkën me Suedinë.
Mbërritja dhe fillimi i vizitës panoramike të monumenteve kryesore të qytetit. Gjatë turit do të vizitohen:
Pas vizites në Kopenhagen kthimi në mbrëmje për në hotel në Malmo
Mëngjesi në hotel.
Fillimi i vizitës së Malmos, nga qendra historike e qytetit. Gjatë qëndrimit do të vizitohen Stortorget dhe Lilla Torg, sheshet më të njohura me ndërtesa karakteristike dhe atmosferë tipike nordike. Vazhdimi me një shëtitje pranë Kalasë Malmöhus (vizitë e jashtme) dhe në parqet përreth si Kungsparken, ideale për relaks dhe foto.
Më pas, vizitë panoramike drejt zonës moderne të qytetit ku ndodhet Turning Torso, simboli arkitektonik i Malmö-s. Sipas kohës në dispozicion, mundësi për shëtitje buzë detit në Ribersborg Beach ose kohë e lirë për shopping në qendër të qytetit.
Vazhdimi i udhëtimit për në Gothenburg
Gjate udhëtimit, vizitë e shkurtër panoramike në Helsingborg, një nga qytetet bregdetare më të vjetra dhe më tërheqëse të Suedisë. Gjatë ndalesës ne Helsingborg do të shijoni një shëtitje në qendrën historike, do të vizitoni kullën e famshme Kärnan, sheshin Stortorget dhe zonën e bukur buzë detit me pamje drejt Danimarkës. Kohë e lirë për foto, një kafe ose një shëtitje të shkurtër në qendrën e qytetit.
Mbërritja në Gothenburg dhe akomodimi në hotel.
Fjetia në Gothenburg
Mëngjesi në hotel.
Gothenburg, një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të gjalla të Suedisë. Fillimi i vizitës panoramike në monumentet kryesore të qytetit. Vizita nis në Sheshin Gustav Adolf, ku ndodhet Bashkia e qytetit, një nga pikat më të rëndësishme historike. Vazhdimi drejt qytetit të vjetër (Stortorget) dhe Katedrales Domkyrkan, simbol i trashëgimisë fetare dhe arkitekturore.
Shëtitje në Kungsparken, një nga parqet më të bukura të qytetit, ideal për relaks dhe foto. Më pas, vizitë në lagjen historike Haga, e ndërtuar nga holandezët, e njohur për rrugicat piktoreske, dyqanet artizanale dhe kafenetë tradicionale.
Vazhdimi i programit drejt Götaplatsen, një nga sheshet më të rëndësishme kulturore të Gothenburg, ku ndodhen institucione si muze dhe teatro të njohur.
Në fund, kohë e lirë për shopping në Nordstan, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Skandinavi.
Pas vizitës në Gothenburg nisja për në Oslo.
Udhëtimi zgjat rreth 3–4 orë, gjatë të cilit do të shijohen pamje të bukura natyrore.
Mbërritja dhe akomodimi në Oslo.
Mëngjesi në hotel.
Fillimi i vizitës së Oslos, kryeqytetit elegant të Norvegjisë, i rrethuar nga natyra dhe i pasur me histori dhe kulturë.
Vizita nis me Kështjellën Akershus (vizitë e jashtme), një fortesë mesjetare me pamje mbresëlënëse mbi fjordin e Oslos. Vazhdimi drejt Bashkisë së qytetit (Rådhuset), ku çdo vit zhvillohet ceremonia e ndarjes së Çmimit Nobel për Paqen.
Shëtitje përgjatë bulevardit kryesor Karl Johan Gate, zemra e qytetit, ku do të shohim Teatrin Kombëtar, Parlamentin Norvegjez (Stortinget) dhe Pallatin Mbretëror, rezidenca zyrtare e monarkut norvegjez (vizitë e jashtme).
Vazhdimi i programit me një nga atraksionet më të veçanta të qytetit, Parku i Skulpturave Gustav Vigeland brenda Frogner Park, një hapësirë e jashtëzakonshme me mbi 200 skulptura që pasqyrojnë ciklin e jetës njerëzore.
Më pas, nisja drejt zonës së Holmenkollen, e njohur për pistën e famshme të skive dhe panoramën spektakolare që ofron mbi qytetin dhe fjordin.
Pas vizites së Olsos transferimi në mbrëmje për në Aeroport
Fluturimi Direkt Oslo – Tiranë (3 orë : 05 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
ENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit