Destinacioni
Paris / Disneyland
Kohëzgjatja
3 Ditë
Transporti
Me Avion
Periudha
Tetor '2026
Nisja nga
Tirana

✈️ PARIS – DISNEYLAND ✨ Nisje: • 1 Tetor • 22 Tetor

📅 TETOR 2026

🔹 Nisje 1 Tetor – Kthim 4 Tetor

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 599€
  • ✈️ Nisja: 05:55 (Tiranë) → 8:55 (Paris)
  • ✈️ Kthimi: 10:00 (Paris) → 12:35 (Tiranë)

🔹 Nisje 22 Tetor – Kthim 25 Tetor

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 599€
  • ✈️ Nisja: 05:55 (Tiranë) → 8:55 (Paris)
  • ✈️ Kthimi: 10:00 (Paris) → 12:35 (Tiranë)
PARIS
1 Dita 1

PARIS

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Paris. (2 orë : 20 min)
Pas mbërritjes në Paris dhe procedurave doganore: Fillojmë vizitat panoramike të Parisit duke nisuar nga Champs Elysees, The Petit Palais , Elysee Palace ( Presidenca e sotme e Frances ), Place de la Concorde , Ura Pont Alexandre III, nje ndër urat më të bukura të Parisit dhe e zbukuruar me statuja ari, Marigny Theater dhe Le Pavillon Elysee një ndër më të vjetrit si dhe një ndër krenaritë e gastronomisë franceze me 3 yje Michelin.
Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të Parisit.
Fjetia në Paris.

PARIS
2 Dita 2

PARIS

Mëngjesi në hotel.
Cdo lëvizje e përshkruar më poshtë bëhet me autobus.
Në shoqërinë e guidës do të fillojmë vizitat në një ndër pallatet më të përfolura për skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit më të shtrejntat, aty ku kopshtet janë një vepër arti e admiruar nga miliona njerëz, një ndër vendet ku në historinë botërore janë nënshkruar kontrata shumë të rëndësishme si ajo e mbarimit të luftës së Parë Botërore, në Pallatin Mbretëror, në VERSAILLES. Vizita e radhës do të jetë Harku i Triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku janë marrë pamjet e bukura të kullës Eiffel, ku zhvillohet pasarela e modës në Paris. Nga Trocadero, vazhdojmë ditën me një ndër parqet më të bukura të Parisit, Kopshtet e Luxembourg dhe Muzeun e Louvrit.
Turi kulmon me vizitë në një ndër veprat më të përfolura, më të pëlqyera por dhe të kritikuara, me objektin më të fotografuar në botë TOUR EIFFEL dhe parku Champ de Mars.
E përfundojmë ditën me një vizitë në të mrekullueshmen e madhështoren katedralen e Notre-Dame.
Më pas me dëshirën e grupit mund të zhvillojmë një udhëtim të mrekullueshëm nën dritën e hënës dhe madhështinë e veprave të shumta të Parisit në lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens (lundrimi me anije kushton 20 €, dhe biletën e paguani direkt tek anija). Pas lundrimit ne Sena, kthimi në hotel.
Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të Parisit.

DISNEYLAND
3 Dita 3

DISNEYLAND

Nisja nga hoteli në Paris në orët e mëngjesit, drejt një prej destinacioneve më magjike në Europë – Disneyland Paris. Pas mbërritjes, hyrje në park dhe kohë e lirë për të shijuar atraksionet, paradat dhe botën fantastike të personazheve Disney.
Gjatë ditës, vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë zonat tematike të parkut, të provojnë lojërat dhe atraksionet për të gjitha moshat, si dhe të ndjekin shfaqje dhe performanca spektakolare. Gjithashtu, mundësi për drekë, shopping dhe foto me personazhet Disney.
Në mbrëmje, pas spektaklit përmbyllës me drita dhe fishekzjarre (sipas programit të parkut), nisja për kthim në hotel në Paris.

PARIS – TIRANE
4 Dita 4

PARIS – TIRANE

Mëngjesi në hotel.
Nisja në drejtim të aeroportit Beauvais
Mbërritja në aeroport dhe Fluturim direkt Paris – Tiranë. (2 orë : 30 min)

Përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Paris – Tiranë.
  • Akomodimi në hotel 3 Yje Superior për 2 netë në Paris.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit ne Paris
  • Transferta hotel - Disneyland - hotel
  • Bileta e hyrjes në Disneyland
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk Përfshihen

  • Drekat dhe Darkat
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 8.50 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

 

 

Broshura e Paketës

Detajet e plota të paketës turistike në format PDF