KORFUZ (All Inclusive) 🔾 3 DitĂ« (2 NetĂ«) 🔾 Nisje 1 Maj / 8 Maj / 15 Maj

Spastroje
TĂ« rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:
VIZITOJMË
đŸ”čKĂ«lkyra (Korfuz)
🔾Paleokastrica
đŸ”čIgumenicĂ«
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
MAJ 2026
Nisje 1 Maj — 3 DitĂ« (2 NetĂ«) — Çmimi 179€ (All Inclusive)
Nisje 8 Maj — 3 DitĂ« (2 NetĂ«) — Çmimi 179€ (All Inclusive)
Nisje 15 Maj — 3 DitĂ« (2 NetĂ«) — Çmimi 179€ (All Inclusive)

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: KORFUZ


-Nisja në mëngjes herët dhe udhëtojmë për në Igumenicë. Ndalesa të shkurtra rrugës. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Qafë Botës (Sarandë) për të vazhduar më pas drejt Igumenicës nga ku me traget do të lundrojmë për në ishullin e Korfuzit.
Igumenica është një qytet bregdetar në Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë.
Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz zgjat rreth 1 orë e 45 minuta.
Pas mbërritjes në Korfuz, vizitojmë Fabrikën Koum Kouat, ku do të shikojmë sesi përgatiten pijet dhe reçelërat tradicional në Korfuz. Nisemi më pas drejt Paleokastricës ku do të vizitojmë Manastirin Bizantin.
Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Darka në restorantin e hotelit

 

DITA 2: KELKYRA (KORFUZ)

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit Pas mëngjesit nisemi drejt Kanonit, vend ku na ofrohet një panoramë fantastike e Ishullit të Pondikonisit.
– Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) Ă«shtĂ« spoti mĂ« piktoresk i Korfuzit. Lart nĂ« kodĂ«r ndodhet njĂ« top, nga ku mund tĂ« shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogĂ«l e Panagia Vlaherna, e lidhur me tokĂ«n me njĂ« rrugicĂ« tĂ« ngushtĂ«.
Kthimi në hotel për drekë në shërbimin All Inclusive.
Pas dreke, vizitë me guidë e Këlkyres (qytetit të Korfuzit):
– KĂ«shtjella e VjetĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«shtjellĂ« Veneciane nĂ« Korfuz qĂ« shtrihet nĂ« kepin ku u zhvillua qyteti i vjetĂ«r nĂ« periudhĂ«n bizantine.
– Sheshi Spianada Ă«shtĂ« Monumenti mĂ« domethĂ«nĂ«s i qytetit, thuhet se Ă«shtĂ« sheshi mĂ« i madh nĂ« Ballkan. FrancezĂ«t ishin ata qĂ« e kthyen SpianadĂ«n nĂ« njĂ« shesh publik.
– Pallati i  St. Michael dhe St. George Ă«shtĂ« njĂ« pallat, qĂ« ka shĂ«rbyer nĂ« origjinĂ« si residencĂ« e Komisionerit tĂ« lartĂ« Britanik tĂ« Ishujve JonianĂ«. VetĂ«m nga jashtĂ«.
– Listoni elegant pjesĂ« e Spianada Ă«shtĂ« shĂ«titorja mĂ« popullore dhe zemra e jetĂ«s dhe kulturĂ«s nĂ« Korfuz. NĂ«n Harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nga FrancezĂ«t mĂ« 1807 sipas shembullit tĂ« Rue de Rivoli nĂ« Paris.
– Kisha St. Spyridon Ă«shtĂ« njĂ« KishĂ« Ortodokse ndĂ«rtuar mĂ« 1580. Mban relike tĂ« Shenjtorit St Spyridon. EshtĂ« kisha mĂ« famshme nĂ« Korfuz me KĂ«mbanoren mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« Ishujt JonianĂ«.
– KĂ«shtjella e Re e Korfuzit luajti njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r mbrojtjen e qytetit ndaj piratĂ«ve dhe armiqve gjatĂ« MesjetĂ«s. E gjithĂ« kĂ«shtjella Ă«shtĂ« njĂ« rrjet i ndĂ«rlikuar Galerish dhe Ndarjesh.
– Bashkia e Korfuzit ndodhet nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« elegante tĂ« stilit Venecian, ndĂ«rtuar nĂ« fund tĂ« shekullit tĂ« 17-tĂ«. NĂ« fillim ka shĂ«rbyer si klub fisnikĂ«sh, mĂ« pas si TeatĂ«r dhe qĂ« nga 1903 si Bashki. VetĂ«m nga jashtĂ«.
Pas vizitave kthimi në hotel.


Dita 3: KORFUZ – TIRANE

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisemi  nga porti i Këlkyrës udhëtojme me traget nga Korfuzi për në Igumenicë.
Vazhdimi udhëtimit më pas nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës. Pushime të shkurtra gjatë rrugës dhe mbërritja në Tiranë në darkë.

Në çmim përfshihet

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Akomodimi në Resort Canvas by Mitsis Messognhi 4 Yje në Korfuz për 2 netë
3) Shërbimi All Inclusive për 2 netët e qëndrimit në hotel
4) Guida (shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit
5) Bileta e tragetit IgumenicĂ« – Korfuz – IgumenicĂ«

Në çmim nuk përfshihet

a) Taksa lokale e Greqisë 10 euro nata për dhome e cila paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
b) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror

Shenime:

â–șDuhet tĂ« dini se:
👇👇👇
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➀ TIRANË: Ora 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut KombĂ«tar)
➀ DURRËS: Ora 05:30 nga Plepat 
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➀ FĂ«mijĂ«t deri nĂ« moshĂ«n 11,99 vjeç paguajnĂ« 40€ mĂ« pak nga cmimi i paketĂ«s
——————————————————
DOGANA
➀ Hyrja nĂ« shtetin e GreqisĂ« mund tĂ« realizohet vetĂ«m me pashaportĂ« me vlefshmĂ«ri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
â–ș Akomodimi nĂ« dhomĂ« teke (single) Ă«shtĂ« me ekstra pagesĂ« ne vlerĂ«n 50% mbi çmimin pĂ«r person.
â–ș NĂ«se krevati nuk do tĂ« jetĂ« dopio, atĂ«herĂ« do tĂ« jenĂ« dy krevate teke tĂ« bashkuar.
â–ș NĂ«se shtrati pĂ«r personin e tretĂ«/katĂ«rt nuk do jetĂ« standart, atĂ«herĂ« do jetĂ« sofa bed (shtrat i shtuar nĂ« dhomĂ«).
â–ș Operatori Turistik nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r personat e kthyer nga policia pĂ«r arsye tĂ« ndryshme sic janĂ« mungesĂ« dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
â–ș NĂ«se nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhĂ«ton pa praninĂ« e njĂ«rit ose asnjĂ«rit prej prindĂ«rve, ju nevojitet prokurĂ« e noterizuar nĂ« gjuhĂ«n angleze.
â–ș Ekziston mundĂ«sia qĂ« disa nga pĂ«rmbajtjet e hotelit/udhĂ«timit tĂ« mos jenĂ« aktualisht nĂ« funksion pĂ«r shkak tĂ« rrethanave objektive, tĂ« cilat operatori nuk mund tĂ« ndikojĂ«.
â–ș Cmimet dhe disponueshmĂ«ria e muzeumeve, ekksursioneve dhe cdo aktivitet tjetĂ«r lokal mund tĂ« ndryshojnĂ« dhe janĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e vetĂ« OperatorĂ«ve Lokale qĂ« mundĂ«sojnĂ« kĂ«to shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

 

TĂ« sugjeruara
RIVIERA ITALIANE (Cinque Terre - Portofino) 🔾 3 DitĂ« (2 NetĂ«) ✈ Nisje 7 Maj / 14 Maj
Shiko Detaje
KALABRIA & Qytezat ArbĂ«resh 🔾 4 DitĂ« (3 NetĂ«) ✈ Nisje 20 Maj
Shiko Detaje
TAORMINA - CATANIA - PALERMO 🔾 4 DitĂ« (3 NetĂ«) ✈ Nisje 14 Maj
Shiko Detaje
STAMBOLL (Hotel 5 Yje) 🔾 4 DitĂ« (3 NetĂ«) 🔾 Nisje 10, 23, 30, Prill / 1, 7, 14, 21, Maj
Shiko Detaje
OSLO - KOPENHAGEN - MALMO - GOTHEBURG - HELSINGBORG 🔾 5 DitĂ« (4 NetĂ«) 🔾 Nisje 22 Maj
Shiko Detaje
VJENË - PRAGË – BUDAPEST – KALORVY VARY 🔾 4 DitĂ« (3 NetĂ«) 🔾 Nisje 30 Prill / 21 Maj
Shiko Detaje