Nuk keni ende rezervime.
Nisje 25 Nëntor – Kthim 1 Djetor
Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Queen Alia, do të drejtoheni drejt kontrollit të pasaportave. Atje do t’ju presë përfaqësuesi ynë me tabelën e mirëseardhjes.
Partneri lokal do t’ju asistojë gjatë procedurave të vizës dhe emigracionit, për të mundësuar hyrjen me vizën falas, e cila është organizuar paraprakisht për grupin.
Më pas, përfaqësuesi do t’ju shoqërojë drejt zonës së marrjes së bagazheve dhe më tej tek guida turistike, e cila do t’ju presë në sallën e mbërritjeve.
Transferim drejt hotelit në Amman. Akomodim dhe fjetje në hotel.
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Jerashit, një nga qytetet antike romake më të ruajtura në rajon.
Gjatë vizitës me guidë do të njiheni me historinë e qytetit dhe monumentet e tij mbresëlënëse, duke përfshirë rrugët me kolona, tempujt, teatrot dhe strukturat e tjera të periudhës romake.
Më pas vazhdojmë drejt Ajlounit, ku do të vizitojmë Kalanë e Ajlounit, një fortesë e ndërtuar në shekullin XII për mbrojtjen e zonës kundër kryqtarëve. Nga kalaja mund të shijohen pamje panoramike të peizazhit përreth.
Në mbrëmje, kthim në Amman dhe fjetje në hotel.
Pas mëngjesit, nisemi drejt Madabës dhe Malit Nebo.
Madaba është e njohur për disa nga mozaikët bizantinë më të bukur në botë, ndër të cilët spikat harta e famshme me mozaik e Tokës së Shenjtë, që daton nga shekulli VI.
Më pas vazhdojmë drejt Malit Nebo, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi që nga kohët e hershme të krishterimit. Sipas traditës biblike, nga ky vend Moisiu pa Tokën e Premtuar. Mali ofron gjithashtu pamje të mrekullueshme mbi Luginën e Jordanit.
Pas vizitës, vazhdojmë udhëtimin drejt Petrës.
Akomodim dhe fjetje në Petra.
Pas mëngjesit, fillojmë vizitën e plotë të Petrës – qytetit rozë, një nga vendet arkeologjike më të famshme dhe më mbresëlënëse në botë.
Vizita fillon me kalimin përmes Siq, një kanion i ngushtë dhe spektakolar mes mureve masive shkëmbore, që përbën hyrjen kryesore drejt qytetit antik.
Në fund të Siq shfaqet monumenti më i famshëm i Petrës, Thesari (Al-Khazneh), me fasadën monumentale të gdhendur në shkëmb. Ky monument u bë i njohur ndërkombëtarisht edhe falë filmit Indiana Jones and the Last Crusade.
Pas vizitës në Petra, nisemi drejt Wadi Rum, një peizazh i jashtëzakonshëm shkretëtire, i karakterizuar nga formacione shkëmbore, lugina, duna rëre dhe hapësira të pafundme. Wadi Rum njihet gjithashtu si “Shkretëtira e Lawrence of Arabia”.
Do të realizojmë një tur 2-orësh me automjete 4×4 në shkretëtirë, gjatë të cilit do të vizitojmë ura natyrore shkëmbore, duna rëre dhe Siq Lawrence.
Pas përfundimit të turit, transferim drejt kampit në shkretëtirë.
Fjetje në kamp në Wadi Rum, nën qiellin e mbushur me yje.
Pas mëngjesit, nisemi drejt veriut për në Detin e Vdekur, pika më e ulët në sipërfaqen e Tokës.
Deti i Vdekur është një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të botës, i njohur për përqendrimin e lartë të kripërave dhe mineraleve, ujërat karakteristike dhe atmosferën relaksuese.
Pas mbërritjes në resort, kohë e lirë për të shijuar Detin e Vdekur, pishinat dhe ambientet e resortit.
Akomodim dhe fjetje në resort në Detin e Vdekur.
Mëngjesi në hotel.
Ditë e lirë për relaks në Detin e Vdekur.
Mund të shijoni eksperiencën unike të qëndrimit mbi ujërat e kripura të Detit të Vdekur, të relaksoheni pranë pishinës ose të shfrytëzoni ambientet dhe shërbimet e resortit.
Një ditë e plotë relaksi për të përmbyllur udhëtimin në Jordani.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orarin e përcaktuar, transferim drejt Aeroportit Ndërkombëtar Queen Alia në Amman për fluturimin e kthimit.
Përfundimi i programit dhe kthimi në Tiranë.
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 70€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit