Nuk keni ende rezervime.
Nisje 20 Maj – Kthim 23 Maj
Nisja nga aeroporti i Tiranes me fluturim direkt Tirane – Bukuresht (1 ore : 20 min)
Mbërritja në Bukuresht është fillimi i një udhëtimi të paharrueshëm. Menjëherë pas pritjes nga udhëheqësi i grupit, nisim turin panoramik në qytetin historik, ku do të shijoni atmosferën unike të kryeqytetit rumun.
Pas vizitave akomodimi në hotel 4★ në Bukuresht
Kjo ditë është e rezervuar për të zhytur veten në historinë dhe kulturën e Bukureshtit, duke vizituar muze dhe vende ikonike, por edhe duke shijuar atmosferën e qytetit në mënyrë të qetë.
Një ditë e tërë aventurash dhe peizazhesh të bukura e pret grupin në Transilvani, duke filluar nga malet e Sinaia-s dhe duke përfunduar në qytetin mesjetar të Brașov-it.
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.