BUDAPEST – PRAGË –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹22 Maj

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹 Budapest
🔸Fortesa e Peshkatarëve
🔸Kështjella Mretërore
🔸Pallati Gresham
🔸Ura e Luanëve
🔸Kështjella e Vajdahunyad
🔸
Banjot Termale Szechenyi.
🔸Lundrim me anjie në mbrëmje në Danub
🔹🔹 Pragë
🔸Qyteti vjetër
🔸Ora Astronomike
🔸Kisha e Shën Marisë
🔸Pallati i Koncerteve
🔸Ura e Charlsit
🔸Lagji Vysheherad
🔹🔹 Kalorvy Vary

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
MUAJI MAJ 2024
Nisje 8 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 449€
Nisje 15 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 449€
Nisje 22 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 449€
⭐⭐⭐⭐
HOTELET

Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje në Budapest për 1 natë dhe Pragë për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: BUDAPEST

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Budapest. Nisja në orën 15:00 nga aeroporti i Tiranës – Mbërritja në Budapest në orën 16:30.
Mbërritje në Budapest ku do të vizitojmë Fortesën e Peshkatarëve dhe Kështjellën Mretërore të zonës së Budës
Në mbrëmje lundrim me anije turistike në lumin Danub, duke shijuar një spektakel dritash qe të ofron vizita e Budapestit në mbrëmje me anije
Fjetia ne Budapest

 

Dita 2: BUDAPEST – PRAGË

Mëngjesi në hotel.
Vazhdojmë vizitën në shoqërinë e guidës të Budapestit nga Sheshi i heronjve, ku do të njihemi me figurat kryesore të kombit hungarez. Do të shëtisim edhe do kalojmë nga Kështjella e Vajdahunyad, per të vazhduar në bulevardin qëndror, i cili njihet si ‘’Champs Elysees’’ e Budapestit, rruga Andrassy Utsa.
Ndalesa e radhës do të jetë tek Parlamenti i Hungarisë , i cili është padiskutim godina më e bukur e një parlamenti në botë. Do të shëtisim prej andej tek Sheshi i Lirisë  ku gjendet monumenti Sovjetik, si dhe shtatorja e Ronald Regan, për të vazhduar tek Bazilika e Shën Stefanit si dhe tek Sheshi i Istvan Szechenyi ku gjenden Akademia e Shkencave Hungareze, Pallati Gresham si dhe Ura e Luanëve, e cila është ndërtuar nga një familje Voskopojare.
Pas vizitave në Budapest nisja për në Pragë. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë
Mbërritja në Pragë dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Pragë.


Dita 3: PRAGË

Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.
Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Pragë

 

Dita 4: KALORVY VARY

Udhetim ne Prage
Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit do të nisemi  për në KALORVY VARY ku do të vizitojmë një nga qytetet më të bukura të Cekisë.
Karlovy Vary i mirënjohur në të gjithë Europën për burimet e shumta të ujërave termale dhe banjat kurative.
Pas vizitës në Kalorvy Vary nisja për në aeroportin e Pragës.
Fluturimi direkt Pragë – Tiranë. Nisja në orën 20:10 nga Praga dhe mbërritja në orën 22:10 në Tiranë

 

Për një paketë udhëtimi  të ngjashme kliko këtu.

Mund të na ndiqni rrjetet toan sociale Instagram dhe Facebook

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Budapest dhe Pragë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 3 Yje ose 4 Yje për 1 natë në Budapest dhe 2 netë në Pragë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4) Taksa lokale 2 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
NAPOLI - KAPRI - AMALFI –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔸 26 Prill 🔹3 Maj 🔹10 Maj 🔹17 Maj 🔹24 Maj
Shiko Detaje
PARIS –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔸 26 Prill 🔹8 Maj 🔹16 Maj
Shiko Detaje
DUBROVNIK – 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 30 Mars
Shiko Detaje
STOCKHOLM - Ishujt e Arkipelargut Suedez –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔹 5 Maj 🔹 19 Maj 🔹 26 Maj
Shiko Detaje
TOSKANA - FIRENZE - BOLOGNA - PIZA – 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔹19 Prill 🔹26 Prill 🔸1 Maj 🔸4 Maj 🔸10 Maj 🔸17 Maj
Shiko Detaje
ALBEROBELLO - MATERA - ALTAMURA - POLIGNANO A MARE - BARI –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje🔹19 Prill 🔹26 Prill 🔸3 Maj 🔹4 Maj 🔸10 Maj 🔸17 Maj
Shiko Detaje