Nuk keni ende rezervime.
Nisje 23 Shtator – Kthim 25 Shtator
Nisje 14 Tetor – Kthim 16 Tetor
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana me fluturim direkt (2 orë )
Mbërritja në aeroportin dhe nisje drejt rajonit të Alsace. Udhëtimi zgjat rreth 45 minuta, përgjatë zonave tipike alsaciane me vreshta, fshatra tradicionale dhe panoramë karakteristike franceze.
Vizitë në Colmar
Colmar. konsiderohet si një nga qytetet më piktoreske të Francës, i njohur për shtëpitë me ngjyra, kanalet romantike dhe atmosferën mesjetare.
Vizitë panoramike dhe shëtitje në:
Me pas Kohë e lire per Shopping ose degustim produktesh tradicionale alsaciane
Pasdite nisje drejt Strasbourg (rreth 1 orë udhëtim).
Gjatë rrugës kalim pranë zonave të njohura të Alsace Wine Route dhe fshatrave tradicionale franceze.
Check-in në hotel në Strasbourg. Shëtitje në mbrëmje në : Place Kléber, Qendra historik, Petite France natën, Kanaleve të Strasbourg të ndriçuara.
Fjetje në Strasbourg.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit fillon vizita e plotë e Strasbourg, një nga qytetet më të rëndësishme europiane dhe seli e institucioneve të Bashkimit Europian.
Vizita panoramike e Strasbourgut fillon nga Katedralja Notre-Dame de Strasbourg, tek monumenti më i famshëm i qytetit, një nga katedralet gotike më të bukura në Europë. Per te vazhduar me pas tek Place Gutenberg, Sheshi historik i dedikuar Johannes Gutenberg, shpikësit të shtypshkronjës moderne.
La Petite France
Zona më karakteristike e Strasbourg e pebere nga, Kanale romantike, Shtëpi tradicionale me dru, Ura historike dhe Restorante dhe kafene tradicionale
Vazhdimi i vizitave ne Ponts Couverts & Varrage Vauban, urat historike dhe fortifikmiet mesjetare te qytetit, si edhe Place Kleber, Qendra kryesore e Strasbourg me dyqane, restorante dhe atmosferë moderne franceze.
Programi më pas përqendrohet në vizitien panoramike në zonen Europiane, si Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Pasdite kohe e lirë per shoping ose opsioniale Boat Tour në lumin Ill
Mbrëmje e lirë.
Fjetje në Strasbourg.
Mëngjesi në hotel.
Nisja në mëngjes herët drejt Mulhouse.
Vizite shkurtër panoramike në qytetin e Mulhouse si: Place de la Réunion, Temple Saint-Étienne dhe pedonalija e qytetit.
Transferta për në aeroportin e Mulhouse.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (2 orë)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit