Nuk keni ende rezervime.
Nisje 5 Dhjetor – Kthim 7 Djetor
Nisje 24 Dhjetor – Kthim 26 Djetor
Nisje 1 Janar – Kthim 3 Janar
Nisje 2 Janar – Kthim 4 Janar
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 3 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Vjenë . (1 ore : 10 Min)
Fillojmë vizitën panoramike të kryeqytetit austriak, një prej qyteteve më elegante të Europës. Gjatë turit do të admirojmë bulevardin e famshëm Ringstrasse, Operën Shtetërore të Vjenës, Parlamentin Austriak, Bashkinë e Qytetit dhe Pallatin Hofburg, dikur rezidenca e familjes perandorake Habsburge.
Vazhdojmë me një shëtitje në qendrën historike të qytetit, ku do të zbulojmë Katedralen madhështore të Shën Stefanit, rrugën elegante Graben dhe sheshin Stephansplatz, të zbukuruar me ndriçimet festive.
Mbrëmja – Vizitë në Christmas Market
Vizitë në tregun tradicional të Krishtlindjeve në Rathausplatz, një nga më të famshmit në Europë. Mes shtëpizave prej druri, dekorimeve festive dhe aromave të kanellës, do të kemi mundësinë të shijojmë specialitete tradicionale austriake, çokollatë të ngrohtë dhe atmosferën magjike të festave.
Kohë e lirë për darkë dhe blerje suveniresh.
Transferimi në hotel dhe akomodimi.
Fjetja në Vjenë.
Mëngjesi në hotel.
Nisja për vizitën e një prej atraksioneve më të famshme të Austrisë, Pallatit Schönbrunn, ish-rezidencës verore të familjes perandorake Habsburge dhe një prej monumenteve të mbrojtura nga UNESCO.
Do të admirojmë arkitekturën madhështore të pallatit, oborret dhe kopshtet perandorake. Kohë për fotografi dhe, gjatë periudhës së funksionimit, vizitë në tregun festiv të Krishtlindjeve të Schönbrunn.
Më pas vazhdojmë drejt Pallatit Belvedere, një nga kryeveprat e arkitekturës baroke në Vjenë, i njohur për kopshtet e tij dhe koleksionin e famshëm të artit austriak.
Pas vizitës, kohë e lirë për drekë.
Pasdite rikthehemi në qendrën historike për të eksploruar rrugët tregtare Kärntner Strasse dhe Graben, ku do të kemi mundësi për shopping, kafe tradicionale vjeneze dhe shijimin e tortës së famshme Sachertorte.
Në mbrëmje, kohë e lirë për të shijuar atmosferën festive të Vjenës. Mundësi për pjesëmarrje individuale në një koncert të muzikës klasike me vepra të Mozartit dhe Straussit (opsionale).
Fjetja në Vjenë.
Mëngjesi në hotel dhe check-out. Vendosja e bagazheve në autobus.
Nisja për të zbuluar një tjetër anë të Vjenës.
Vizitojmë Hundertwasserhaus, ndërtesën e famshme me arkitekturë shumëngjyrëshe dhe forma të pazakonta, një prej atraksioneve më fotografike të qytetit.
Vazhdojmë drejt parkut të njohur Prater, ku ndodhet Riesenrad, rrota gjigante historike e Vjenës, një nga simbolet më të dashura të qytetit. Mundësi për një xhiro panoramike (opsionale).
Më pas rikthehemi në qendrën e qytetit për kohë të lirë. Mundësi për të vizituar dyqanet elegante, për të shijuar një drekë tradicionale austriake ose për të kaluar disa orë në kafenetë historike të Vjenës.
Pasdite, kohë e lirë për shopping dhe shëtitje individuale.
Transferimi drejt Aeroportit të Vjenës.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 15 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit