Nuk keni ende rezervime.
Nisje 7 Nëntor – Kthim 8 Nëntor
Nisje 14 Nëntor – Kthim 15 Nëntor
Nisje 21 Nëntor – Kthim 22 Nëntor
Nisje 28 Nëntor – Kthim 29 Nëntor
Nisje 5 Dhjetor – Kthim 6 Dhjetor
Nisje 12 Dhjetor – Kthim 13 Dhjetor
Nisje 19 Dhjetor – Kthim 20 Dhjetor
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Milano. (1 ore : 30 min)
Pas formaliteteve aeroportuale, nisja me autobus drejt Milanos.
Vizitë në qendrën historike të Milanos, ku do të keni mundësi të shihni disa nga atraksionet kryesore të qytetit, si Duomo di Milano, Galleria Vittorio Emanuele II, Piazza della Scala dhe zonat karakteristike të qendrës.
Pas vizitës, nisja me autobus drejt Lecco, në brigjet e Liqenit të Komos.
Mbërritja dhe akomodimi në hotel 4★ në zonën e Liqenit të Komos.
Mbrëmje e lirë për shëtitje dhe relaks pranë liqenit.
Mëngjesi në hotel.
Nisja herët me autobus nga hotel drejt St. Moritz, një prej destinacioneve alpine më të famshme të Zvicrës.
Udhëtimi kalon përmes peizazheve karakteristike zvicerane drejt kantonit Graubünden dhe Engadin.
Mbërritja në St. Moritz dhe kohë për një shëtitje të shkurtër në qendër dhe pranë liqenit.
Fillon një nga pjesët më të bukura të udhëtimit: udhëtimi panoramik me tren përmes Alpeve Zvicerane, në itinerarin e famshëm të linjës së Berninës.
Gjatë udhëtimit do të shijojmë pamje spektakolare të:
Vazhdimi i udhëtimit drejt Tirano, në Itali.
Pas mbërritjes në Tirano, takimi me autobusin dhe nisja drejt aeroportit
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 45 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.