Nuk keni ende rezervime.
Nisje 28 Nëntor – Kthim 2 Djetor
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta)
Pas mbërritjes në Romë transferta në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Parco Commerciale Da Vinci. Kohë e lirë për shopping, kafe dhe për të konsmuar drekën.
Kthimi në aeroportin e Fiumicinos.
Pas procedurava doganore, fluturimi direkt për në Marok.
Mbërritja në Marakesh në mbrëmje.
Akomodimi në hotel. Fjetia në Marakesh
Pas mëngjesit, nisja për një tur të plotë ditor në Marrakech.
Paradite: Vizitë në Medersa Ben Youssef, një nga monumentet historike më të veçanta të Marrakech-it, e ndjekur nga vizita në Xhaminë Koutoubia, simboli më i njohur i qytetit.
Dreka: Drekë në një restorant lokal.
Pasdite: Vazhdimi i vizitës në Medina, qytetin e vjetër historik të Marrakech-it, më pas në Sheshin Jemaa el-Fna dhe në souk-et (pazaret) e famshme, ku mund të njiheni me artizanatin tradicional, erëzat, tekstilet dhe produktet tipike marokene.
Pas përfundimit të vizitave, kthimi në hotel.
Fjetje në Marakesh.
Pas mëngjesit, nisja për një ekskursion të plotë ditor në Essaouira, qyteti i bukur bregdetar i njohur për medinën piktoreske, portin tradicional dhe atmosferën e tij të qetë.
Pas mbërritjes, vizitë në atraksionet kryesore të qytetit dhe kohë e lirë për të eksploruar Medinën dhe portin e Essaouira-s.
Dreka: Drekë në një restorant lokal.
Pasdite, nisja për kthim në Marrakech.
Mbrëmja: Pjesëmarrje në spektaklin e paharrueshëm Fantasia në Chez Ali, me muzikë tradicionale marokene, folklor, shfaqje spektakolare dhe një darkë autentike marokene.
Pas përfundimit të spektaklit, kthimi në hotel.
Fjetje në Marakesh.
Pas mëngjesit, nisja nga Marrakech për një ekskursion panoramik drejt Luginës së bukur Ourika, e vendosur në rrëzë të Maleve Atlas.
Gjatë ekskursionit do të shijoni peizazhet e mrekullueshme natyrore, do të njiheni me fshatrat tradicionale berbere dhe atmosferën autentike të kësaj zone të Marokut.
Dreka: Drekë në një restorant lokal, me pamje nga peizazhet e Luginës Ourika.
Pas dreke kthimi në hotel.
Pasdite e lirë.
Fjetje në Marakesh.
Transferta mëngjes herët për në aeroportin e Marakeshit.
Fluturimi direkt Marakesh – Milano Malpensa.
Kohë e lirë në aeroportin e Malpensës.
Fluturimi direkt Malpensa – Tiranë.
Mbërritja në Tiranë pasdite.
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit