Nuk keni ende rezervime.
Nisje 28 Nëntor – Kthim 1 Djetor
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bruksel. (2 orë : 30 min).
Pas formaliteteve të aeroportit, nisja për vizitën e kryeqytetit belg.
Gjatë turit së Brukselit do të vizitohen disa nga pikat kryesore:
Atomium, Grand Place, Manneken Pis, Galeritë Mbretërore Saint-Hubert dhe qendra historike e qytetit.
Pas vizitës, nisja drejt Antwerp, një nga qytetet më të rëndësishme të Belgjikës. Shëtitje në qendrën historike, ku do të shohim Grote Markt, Katedralen e Zojës, Bashkinë dhe zonën karakteristike pranë lumit Scheldt.
Kohë e lirë në mbrëmje.
Fjetja në Antwerp.
Pas mëngjesit, nisja drejt Holandës.
Ndalesa e parë në Rotterdam, qyteti i njohur për arkitekturën moderne dhe një nga portet më të mëdha në Europë. Vizitë panoramike në zonën e Erasmus Bridge, Cube Houses dhe Markthal.
Vazhdimi drejt Hagës (Den Haag), kryeqyteti administrativ i Holandës. Shëtitje pranë Binnenhof, qendrës historike dhe Pallatit të Paqes.
Pasdite nisja drejt Amsterdamit. Mbërritja dhe akomodimi në hotel.
Në mbrëmje, kohë e lirë për të shijuar atmosferën e Amsterdamit.
Fjetja në Amsterdam.
Pas mëngjesit, nisja drejt Zaanse Schans, një nga vendet më karakteristike të Holandës, i famshëm për mullinjtë tradicionalë të erës, shtëpitë tipike holandeze dhe punishtet artizanale.
Mundësi për të vizituar një punishte tradicionale të prodhimit të djathit holandez dhe të këpucëve prej druri.
Kthimi në Amsterdam dhe vazhdimi me turin e qytetit. Vizitë në zonat kryesore: Dam Square, Royal Palace, kanalet e Amsterdamit, Museumplein, Rijksmuseum dhe lagjet karakteristike të qendrës.
Mundësi për lundrim me anije në kanalet e Amsterdamit.
Kohë e lirë për shopping dhe vizita individuale.
Fjetja në Amsterdam.
Pas mëngjesit dhe check-out nga hoteli, nisja drejt Giethoorn, një nga fshatrat më të bukur të Holandës, i njohur si “Venecia e Holandës” për kanalet, urat e vogla dhe shtëpitë tradicionale.
Shëtitje dhe kohë e lirë për të eksploruar fshatin.
Më pas nisja drejt Këln, Gjermani.
Mbërritja në Këln dhe vizitë e Katedrales së Këlnit (Kölner Dom), në qendrën historike të qytetit.
Në mbrëmje, transferta për në aeroportin e Këlnit për fluturimin direkt Këln – Tiranë. (1 orë : 50 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit