Nuk keni ende rezervime.
Nisje 28 Nëntor – Kthim 1 Djetor
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Mulhouse. (1 ore : 40 min)
Pas formaliteteve aeroportuale, nisja me autobus drejt Colmar, një nga qytetet më karakteristike të Alsace.
Vizitë në këmbë në qendrën historike të Colmar, ku do të shohim shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe, rrugicat mesjetare dhe zonën e famshme La Petite Venise – Venecia e Vogël.
Në këtë periudhë qyteti është i dekoruar për festat e fundvitit dhe zhvillohen Tregjet e Krishtlindjeve të Colmar.
Kohë për drekë dhe më pas nisja drejt Strasbourg.
Pas mbërritjes, vizitë e qytetit:
Në mbrëmje akomodimi në hotel.
Fjetje në Strasbourg.
Mëngjesi në hotel.
Nisja drejt Zvicrës dhe qytetit të Lucernës, i pozicionuar në brigjet e Liqenit të Lucernës dhe i rrethuar nga Alpet Zvicerane.
Vizitë e qytetit:
Kohë për drekë dhe shëtitje.
Pasdite nisja drejt Zyrihut.
Pas mbërritjes, vizitë panoramike dhe në këmbë:
Në mbrëmje akomodimi në hotel.
Fjetje në Zyrih.
Mëngjesi në hotel.
Nisja herët me autobus nga Zürich drejt St. Moritz, një prej destinacioneve alpine më të famshme të Zvicrës.
Udhëtimi kalon përmes peizazheve karakteristike zvicerane drejt kantonit Graubünden dhe Engadin.
Mbërritja në St. Moritz dhe kohë për një shëtitje të shkurtër në qendër dhe pranë liqenit.
Fillon një nga pjesët më të bukura të udhëtimit: udhëtimi panoramik me tren përmes Alpeve Zvicerane, në itinerarin e famshëm të linjës së Berninës.
Gjatë udhëtimit do të shijojmë pamje spektakolare të:
Vazhdimi i udhëtimit drejt Tirano, në Itali.
Pas mbërritjes në Tirano, takimi me autobusin dhe nisja drejt Liqenit Como.
Mbërritja në mbrëmje dhe akomodimi në hotel.
Fjetje në zonën e Liqenit Como.
Mëngjesi në hotel dhe check-out.
Nisja për vizitën e Como, një prej qyteteve më elegante të Lombardisë, i vendosur në brigjet e liqenit me të njëjtin emër.
Gjatë vizitës do të shohim:
Pas vizitës, nisja drejt Milanos.
Mbërritja dhe fillimi i vizitës së kryeqytetit të Lombardisë:
Kohë për drekë, shopping dhe për të shijuar atmosferën e qytetit.
Në periudhën e fund-nëntorit/fillim-dhjetorit Milano është i dekoruar për sezonin festiv, duke e bërë vizitën edhe më tërheqëse.
Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt Aeroportit të Milanos.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 20 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.