Nuk keni ende rezervime.
  VERE 2026
Nisje 8 Korrik – Kthim 12 Korrik
Nisje 15 Korrik – Kthim 19 Korrik
Nisje 29 Korrik – Kthim 2 Gusht
Nisje 5 Gusht – Kthim 9 Gusht
Nisje 12 Gusht – Kthim 16 Gusht
Nisje 19 Gusht – Kthim 23 Gusht
Nisje 26 Gusht – Kthim 30 Gusht
Nisje 31 Gusht – Kthim 4 Shtator
Nisja nga Tirana në mesnatë, në orën 00:05, drejt doganës së Kapshticës, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas procedurave kufitare, vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit bregdetar të Volosit.
Mbërritja, akomodimi në hotel dhe kohë e lirë për plazh ose relaks.
Darka në hotel.
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në plazhin e bukur të Afisos, i njohur për ujin e kristaltë dhe kombinimin perfekt mes gjelbërimit dhe detit. Kohë e lirë për plazh dhe relaks.
Kthimi në hotel pasdite për shijuar facilitetet e hotelit.
Darka në restorantin e hotelit.
Mbrëmje e lirë në zonën turistike të Volosit.
—
Për klientët që nuk dëshirojnë të ndiekin programin, Qëndrim në hotelin me 5 yje dhe shfrytëzim i faciliteteteve si pishina, qëndra spa dhe plazhi në afërsi të hotelit.
Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt portit të Achillio për të marrë kroçierën drejt ishullit të Skiathos.
Gjatë lundrimit në detin Egje do të shijoni peisazhet panoramike të vijës bregdetare të Egjeit, nën një atmosferë relaksuese në bord. Mbërritja në qytetin e Skiathos, i njohur për arkitekturën karakteristike, rrugicat plot ngjyra dhe dyqanet me suvenire. Kohë e lirë për shëtitje dhe drekë sipas dëshirës në një nga restorantet tradicionale të ishullit.
Pas vizitës në qytet, vazhdimi i kroçierës drejt plazhit të famshëm Koukounaries, një nga plazhet më të bukura të Greqisë, i njohur për rërën e artë si pluhur floriri dhe ujin kristal të pastër. Kohë e lirë për plazh dhe relaks (rreth 2.5 – 3.5 orë).
Në kthim, kroçiera shoqërohet me atmosferë festive në bord, me muzikë, valle tradicionale greke dhe aktivitete argëtuese për grupin, duke e bërë eksperiencën edhe më të veçantë.
Mbërritja në port dhe kthimi në hotel.
Darka në restorantin e hotelit.
Mbrëmje e lirë në zonën turistike të Volosit.
—
Për klientët që nuk dëshirojnë të ndiekin programin, Qëndrim në hotelin me 5 yje dhe shfrytëzim i faciliteteteve si pishina, qëndra spa dhe plazhi në afërsi të hotelit.
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në plazhin e Xoreftos, një vijë e gjatë bregdetare në detin Egje, përballë Halkidikisë. Kohë e lirë për plazh dhe relaks, si dhe mundësi për drekë apo pije freskuese në beach bar-et e zonës.
Gjatë kthimit, ndalesë në fshatin piktoresk Makrinica, i njohur për pamjet panoramike dhe arkitekturën tradicionale. Kohë për foto dhe shëtitje.
Kthimi në hotel dhe darka në restorantin e hotelit.
Mbrëmje e lirë në zonën turistike të Volosit.
—
Për klientët që nuk dëshirojnë të ndiekin programin, Qëndrim në hotelin me 5 yje dhe shfrytëzim i faciliteteteve si pishina, qëndra spa dhe plazhi në afërsi të hotelit.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisja për në plazhin Kala Nera, ku do të keni kohë për plazh dhe relaks në një nga zonat më të qeta dhe të bukura të bregdetit të Volosit.
Rreth mesditës, nisja për kthim drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ TIRANË: Ora 00:05 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 23:00 nga stacioni trenit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 25% më pak nga cmimi i paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekksursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.