Destinacioni
Bukuresht
Kohëzgjatja
4 Ditë
Transporti
Me Avion
Periudha
Prill-Maj '2026
Nisja nga
Tiranë

✈️ BUKURESHT – TRANSILVANI ✨ Nisje: • 20 Maj

📅 MAJ 2026

🔹 Nisje 20 Maj – Kthim 23 Maj

  • 3 Ditë / 2 Netë
  • Çmimi: 399€
  • ✈️ Nisja: 11:40 (Tiranë) → 14:05 (Bukuresht)
  • ✈️ Kthimi: 10:45 (Bukuresht) → 11:15 (Tiranë)
Dita 1: BUKURESHT
1 Dita 1

Dita 1: BUKURESHT

Nisja nga aeroporti i Tiranes me fluturim direkt Tirane – Bukuresht (1 ore : 20 min)
Mbërritja në Bukuresht është fillimi i një udhëtimi të paharrueshëm. Menjëherë pas pritjes nga udhëheqësi i grupit, nisim turin panoramik në qytetin historik, ku do të shijoni atmosferën unike të kryeqytetit rumun.

  • Pallati i Parlamentit (Palatul Parlamentului) – Një ndërtesë impozante dhe simbol i qytetit, që reflekton historinë dhe madhështinë arkitektonike të Bukureshtit.
  • Qendra Historike Lipscani – Rrugicat e ngushta me kalldrëm, dyqanet artizanale, kafetë tradicionale dhe galeritë e vogla krijojnë një ambient të veçantë për shëtitje dhe fotografi.
  • Kisha Stavropoleos – Një perlë e arkitekturës ortodokse, e njohur për ikonat dhe detajet e bukura të brendshme.

🛏 Pas vizitave akomodimi në hotel 4★ në Bukuresht

Dita 2: BUKURESHT
2 Dita 2

Dita 2: BUKURESHT

Kjo ditë është e rezervuar për të zhytur veten në historinë dhe kulturën e Bukureshtit, duke vizituar muze dhe vende ikonike, por edhe duke shijuar atmosferën e qytetit në mënyrë të qetë.

  • Muzeu Kombëtar i Historisë së Rumunisë – Një koleksion i pasur artefaktesh dhe dokumentesh historike që tregojnë rrugëtimin e Rumunisë gjatë shekujve.
  • Muzeu Satësor Dimitrie Gusti – Një shëtitje në fshatrat tradicionale rumune, ku mund të shihni shtëpi tipike dhe të mësoni për traditat e jetës rurale.
  • Parku Carol – Një hapësirë e gjelbër dhe e qetë për pushim dhe fotografi.
  • Ateneum Rumun (Ateneul Român) – Një ndërtesë ikonë e arkitekturës, ku shpesh mund të ndiqni edhe koncerte muzikore.
  • Sheshi Revolucionit dhe rrugicat e Lipscanit – Kohë e lirë për të eksploruar qytetin, për suveniresh ose për një kafe të këndshme.
  • Darkë tradicionale rumune – Përfundoni ditën me një darkë që sjell shijet autentike të kuzhinës vendase.
Dita 3: TRANSILVANI
3 Dita 3

Dita 3: TRANSILVANI

Një ditë e tërë aventurash dhe peizazhesh të bukura e pret grupin në Transilvani, duke filluar nga malet e Sinaia-s dhe duke përfunduar në qytetin mesjetar të Brașov-it.

  • Sinaia – Kështjella Peleș – Një nga kështjellat më magjepsëse në Evropë, e rrethuar nga pyje alpine dhe kopshte të mrekullueshme. Udhëheqësi do t’ju tregojë historinë mbretërore dhe sekrete të brendshme të kështjellës.
  • Brașov – Piazza Sfatului dhe Kisha e Zezë – Një qytet mesjetar ku rrugicat e kalldrëmuara, sheshet historike dhe ndërtesat e bukura ju ftojnë për një shëtitje relaksuese dhe fotografi të paharrueshme.
  • Castelul Bran (Kështjella e Drakulës) – Një ndër vendet më të njohura në Rumani, e rrethuar nga legjenda e Drakulës. Kjo vizitë ofron një kombinim të historisë dhe misterit në një përvojë të veçantë.
  • Kohë e lirë në qendrën historike të Brașovit – për suveniresh, kafene ose për të shijuar atmosferën e qytetit mesjetar.
  • Rikthim në Bukuresht – Një mbrëmje e qetë pas një dite plot aventura dhe pamje mahnitëse.
Dita 4: BUKURESHT
4 Dita 4

Dita 4: BUKURESHT

  • Mëngjesi dhe check-out nga hoteli.
  • Transferimi në Aeroportin Henri Coandă për fluturimin e kthimit.
  • Largimi nga Rumania me kujtime të paharrueshme nga Bukureshti dhe Transilvania, (një gershetim i historisë, kulturës me peizazhet magjepsëse).

Përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bukuresht – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programi
  • Akomodimi në hotel 4 Yje për 3 netë në Bukuresht
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk Përfshihen

  • Drekat dhe Darkat gjate udhëtimit
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Broshura e Paketës

Detajet e plota të paketës turistike në format PDF