Destinacioni
Olso - Kopenhagen - Malmo
Kohëzgjatja
5 Ditë
Transporti
Me Avion
Periudha
Maj - Shtator '2026
Nisja nga
Tiranë

✈️ SKANDINAVIA ✨ Nisje: • 22 Maj • 4 Shtator

📅 MAJ 2026

🔹 Nisje 22 Maj – Kthim 26 Maj

  • 5 Ditë / 4 Netë
  • Çmimi: 649€
  • ✈️ Nisja: 17:35 (Tiranë) → 20:55 (Oslo)
  • ✈️ Kthimi: 23:00 (Malmo) → 01:35 (Tiranë)

📅 SHTATOR 2026

🔹 Nisje 4 Shtator – Kthim 8 Shtator

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 679€
  • ✈️ Nisja: 17:35 (Tiranë) → 20:55 (Oslo)
  • ✈️ Kthimi: 23:00 (Malmo) → 01:35 (Tiranë)

 

Dita 1: OSLO
1 Dita 1

Dita 1: OSLO

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin e grupit rreth 2 orë përpara nisjes së fluturimit. Kryerja e procedurave të check-in dhe nisja me fluturim direkt Tiranë – Oslo (kohëzgjatja rreth 3 orë e 5 minuta).

Mbërritja në Oslo dhe, pas përfundimit të procedurave doganore, transferimi drejt hotelit.

Akomodimi në hotel në Oslo.

Mbrëmje e lirë për shëtitje individuale, darkë ose relaks sipas dëshirës.

Fjetja në Oslo.

Dita 2: OSLO
2 Dita 2

Dita 2: OSLO

Mëngjesi në hotel.

Fillimi i vizitës së plotë të Oslos, kryeqytetit elegant të Norvegjisë, i rrethuar nga natyra dhe i pasur me histori dhe kulturë.

Vizita nis me Kështjellën Akershus (vizitë e jashtme), një fortesë mesjetare me pamje mbresëlënëse mbi fjordin e Oslos. Vazhdimi drejt Bashkisë së qytetit (Rådhuset), ku çdo vit zhvillohet ceremonia e ndarjes së Çmimit Nobel për Paqen.

Shëtitje përgjatë bulevardit kryesor Karl Johan Gate, zemra e qytetit, ku do të shohim Teatrin Kombëtar, Parlamentin Norvegjez (Stortinget) dhe Pallatin Mbretëror, rezidenca zyrtare e monarkut norvegjez (vizitë e jashtme).

Vazhdimi i programit me një nga atraksionet më të veçanta të qytetit, Parku i Skulpturave Gustav Vigeland brenda Frogner Park, një hapësirë e jashtëzakonshme me mbi 200 skulptura që pasqyrojnë ciklin e jetës njerëzore.

Më pas, nisja drejt zonës së Holmenkollen, e njohur për pistën e famshme të skive dhe panoramën spektakolare që ofron mbi qytetin dhe fjordin.

Fjetia në Oslo

Dita 3: GOTHENBURG
3 Dita 3

Dita 3: GOTHENBURG

Mëngjesi në hotel.

Nisja për në Gothenburg, një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të gjalla të Suedisë. Udhëtimi zgjat rreth 2–3 orë, gjatë të cilit do të shijohen pamje të bukura natyrore.

Mbërritja në Gothenburg dhe fillimi i vizitës panoramike në monumentet kryesore të qytetit. Vizita nis në Sheshin Gustav Adolf, ku ndodhet Bashkia e qytetit, një nga pikat më të rëndësishme historike. Vazhdimi drejt qytetit të vjetër (Stortorget) dhe Katedrales Domkyrkan, simbol i trashëgimisë fetare dhe arkitekturore.

Shëtitje në Kungsparken, një nga parqet më të bukura të qytetit, ideal për relaks dhe foto. Më pas, vizitë në lagjen historike Haga, e ndërtuar nga holandezët, e njohur për rrugicat piktoreske, dyqanet artizanale dhe kafenetë tradicionale.

Vazhdimi i programit drejt Götaplatsen, një nga sheshet më të rëndësishme kulturore të Gothenburg, ku ndodhen institucione si muze dhe teatro të njohur.

Në fund, kohë e lirë për shopping në Nordstan, një nga qendrat tregtare më të mëdha në Skandinavi.

Akomodimi në hotel në Gothenburg.
Mbrëmje e lirë.

Dita 4: HELSINGBORG – KOPENHAGEN
4 Dita 4

Dita 4: HELSINGBORG – KOPENHAGEN

Mëngjesi në hotel.

Vazhdimi i udhëtimit drejt Danimarkës me traget për në Helsingør, një qytet historik i njohur për Kështjellën Kronborg (vizitë e jashtme), vendi ku zhvillohen ngjarjet e veprës së famshme të Shekspirit, Hamleti. Ndalesë për rreth 1 orë për vizitë dhe shëtitje në zonën përreth.

Më pas, nisja për në Kopenhagen, kryeqytetin elegant të Danimarkës. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë.

Mbërritja dhe fillimi i vizitës panoramike të monumenteve kryesore të qytetit. Gjatë turit do të vizitohen:

  • Katedralja e Kopenhagenit dhe zona përreth ku ndodhet edhe Universiteti i Kopenhagenit, si dhe Rundetårn (Kulla e Rrumbullakët)
  • Rådhuspladsen, sheshi kryesor i qytetit ku ndodhet Bashkia
  • Pallati Christiansborg, selia e parlamentit danez dhe institucioneve shtetërore
  • Pallati Rosenborg, i rrethuar nga kopshte mbretërore
  • Sheshi Amalienborg, ku ndodhet rezidenca aktuale e familjes mbretërore daneze
  • Kisha e Frederikut (Frederik’s Church), e njohur si Kisha e Mermerit
  • Shatërvani Gefion, një nga monumentet më të njohura të qytetit
  • Sirena e Vogël, simboli ikonë i Kopenhagenit, frymëzuar nga përralla e Hans Christian Andersen

Kohë e lirë për shëtitje individuale, darkë apo eksplorim të qytetit.

Akomodimi në hotel në Kopenhagen.
Mbrëmje e lirë.

Dita 5: MALMO
5 Dita 5

Dita 5: MALMO

Mëngjesi në hotel.
Vazhdimi i udhëtimit për në Malmö nëpërmjet urës së Øresundit, një nga veprat më mbresëlënëse inxhinierike që lidh Danimarkën me Suedinë.

Mbërritja në Malmö dhe fillimi i vizitës në qendrën historike të qytetit. Gjatë qëndrimit do të vizitohen Stortorget dhe Lilla Torg, sheshet më të njohura me ndërtesa karakteristike dhe atmosferë tipike nordike. Vazhdimi me një shëtitje pranë Kalasë Malmöhus (vizitë e jashtme) dhe në parqet përreth si Kungsparken, ideale për relaks dhe foto.

Më pas, vizitë panoramike drejt zonës moderne të qytetit ku ndodhet Turning Torso, simboli arkitektonik i Malmö-s. Sipas kohës në dispozicion, mundësi për shëtitje buzë detit në Ribersborg Beach ose kohë e lirë për  shopping në qendër të qytetit.

Transferimi në mbrëmje për në Aeroportin e Malmos.
Fluturimi Direkt Malmo – Tiranë (2 orë : 55 min)

Përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Oslo dhe Malmo – Tiranë
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje në Oslo për dy netë, në Gotheburg për 1 natë, në Kopenhagen për 1 natë.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk Përfshihen

  • Drekat dhe Darkat
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 7.5 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 50€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

Broshura e Paketës

Detajet e plota të paketës turistike në format PDF