Nuk keni ende rezervime.
Nisje 10 Shtator – Kthim 12 Shtator
Nisje 1 Tetor – Kthim 3 Tetor
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Fluturimi direkt Tiranë – Trieste (1 orë : 15 minuta)
Pas mbërritjes do të fillojmë turin e Triestes nga Molo Audace, i cili ofron një pamje të pakrahasueshme të Piazza dell’Unità d’Italia. Pasi të arrijmë atje, është koha të bëjmë pak përpjekje për të arritur në kishën romane të San Silvestro dhe kishën baroke të Santa Maria Maggiore. Duke ndjekur gjurmët e romakëve të lashtë, do të kalojmë portën e vetme të mureve të qytetit të lashtë të njohur si Arco di Riccardo dhe gjithashtu Teatrin Romak. Do të shohim Kanalin e Madh, zemrën e Borgo Teresiano, i cili strehon kishën më të madhe katolike në Trieste, Sant’Antonio Taumaturgo, dhe kishën ortodokse të San Spiridione. Kanali është i rrethuar me ndërtesa madhështore dhe elegante neoklasike nga shekujt e 18-të dhe 19-të.
Do të shkojmë të përshëndesim statujën prej bronzi të James Joyce të vendosur në Urën e Kuqe për të përfunduar shëtitjen në Piazza della Borsa, ku ndodhet pallati me të njëjtin emër, shatërvani i Neptunit, ndërtesa të ndryshme nga periudhat baroke, art noveau dhe racionaliste italiane.
Pas perfundimit te turit, akomodimi në hotel në Slloveni
Mbrëmje e lirë!
as mëngjesit në hotel udhëtojme drejt Ljubljanes (55 min larg).
Vizitat fillojne me nje shëtitje përgjatë rrugëve të qendrës, të mbledhura rreth lumit Ljubljanica, duke admiruar ndërtesat elegante në stilin barok dhe Art Nouveau që karakterizojnë qytetin, per te vazhduar me pas drejt tregut shumëngjyrësh pranë Katedrales së Shën Nikollës, Bashkisë, Urës së Trefishtë që të çon në rrugicat e qytetit të vjetër.
Me arkitekturën e bukur baroke të stilit austro-hungarez, qyteti ka fituar nofkën Qyteti i Bardhë.
Kohe e lire neper kafenetë e gjalla në qytetin e vjetër ndërsa shijojme kohën e lirë për drekë.
Në pasdite vizitojme Liqenin e magjepsur të Bledit, perlën alpine të Sllovenisë.
I vendosur në një mjedis natyror spektakolar, me një ishull përrallor në mes të liqenit… Reputacioni i “Liqenit Bled” tërheq turistë nga e gjithë bota. Kohë e lirë për të vizituar ishullin duke shëtitur në shtegun panoramik rreth liqenit, të vizitoni kishën gotike të S. Maria Assunta dhe kambanën e saj të dëshirave.
Kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në Hotel.
Transferta për në Grotta Gigante.
Vizitë në një nga shpellat më të mëdha turistike në botë, Grotta Gigante, dhe përjetoni një aventurë magjike nën tokën e Triestes. Me një volum të brendshëm mbi 350,000 m³, kjo shpelle ofron pamje spektakolare të stalaktiteve dhe stalagmiteve kolosale, që duken si katedrale natyrore prej guri.
Guidat prefesionsitë lokal do t’ju udhëheqin përmes korridoreve të ndriçuara dhe do t’ju zbulojnë sekretet e formimit të këtyre strukturave mbresëlënëse, të krijuara gjatë mijëra viteve. Temperaturat e brendshme të këndshme (~11°C gjatë gjithë vitit) ju ftojnë të shijoni shëtitjen në një ambient të freskët dhe misterioz.
Pas vizitës brenda shpellës, mund të ngjiteni në terasën panoramike dhe të shijoni një pamje të mahnitshme mbi Trieste dhe Detin Adriatik – një kombinim i jashtëzakonshëm i natyrës dhe madhështisë së nën-tokës.
Grotta Gigante nuk është vetëm një shpelle – është një udhëtim në zemrën e planetit, një kujtim që do të mbetet gjatë gjithë jetës.
Transferta me per per ne aeroportin e Triestes
Nisja nga Trieste me fluturimi direkt Trieste – Tiranë (1 orë : 20 minuta)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit