Nuk keni ende rezervime.
Nisje 25 Dhjetor – Kthim 28 Dhjetor
Nisje 1 Janar – Kthim 4 Janar
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Budapest. (1 ore : 15 min)
–
Vizitë panoramike në Budapest
Fillojmë njohjen me Budapestin, kryeqytetin magjepsës të Hungarisë, i njohur si Perla e Danubit. Gjatë turit panoramik do të admirojmë disa prej monumenteve më të rëndësishme të qytetit, si Sheshi i Heronjve, Bulevardi Andrássy, Opera Shtetërore Hungareze, Bazilika e Shën Stefanit dhe ndërtesa madhështore e Parlamentit Hungarez.
Do të kalojmë gjithashtu pranë Urës së Zinxhirëve, një prej simboleve më të njohura të Budapestit, që lidh dy pjesët historike të qytetit, Budën dhe Pestin.
–
Në mbrëmje na pret një nga përvojat më të bukura të udhëtimit: lundrimi me anije në lumin Danub, për të admiruar Budapestin nën ndriçimin magjik të dritave.
Gjatë lundrimit, që zgjat afërsisht një orë, do të shijojmë pamjet spektakolare të Parlamentit Hungarez, Kalasë së Budës, Bastionit të Peshkatarëve dhe urave historike të qytetit, të gjitha të ndriçuara në një atmosferë romantike dhe mbresëlënëse.
Një eksperiencë e paharrueshme që na dhuron panoramat më të bukura të Budapestit gjatë natës.
–
Fjetia ne Budapest
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Vjenë.
Pas mbërritjes ne kryqytetin austriak, fillojmë vizitën e Vjenës nga Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbreteror ku kanë jetuar familja mbretërore e Habsburgeve, shumë i ngjashëm me Pallatin e Versajes.
Këtu do të vizitohen: Dhomat Mbretërore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja me kopshtet franceze. Pas Belvederes do të vizitojmë Kishen e Karlit, një nga më të bukurat e stilit Barok.
Vazhdimi i vizitave me turin qytetit. Itinerari i këtij turi do të fillojë nga Kisha Votive, dhe do të vazhdojë me Bashkinë e Re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndërtesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do të përfundojmë tek Opera, një nga ndërtesat simbol të Vjenës.
Kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Fjetia në Vjenë.
Mëngjesi – Nisja nga Vjena
Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus drejt Pragës, kryeqytetit të Republikës Çeke. Gjatë udhëtimit do të bëjmë një ndalesë në qytetin historik të Brnos, qyteti i dytë më i madh në Çeki.
Vizitë në Brno në qendrën historike të qytetit, ku do të kemi mundësinë të admirojmë Sheshin e Lirisë (Náměstí Svobody), Katedralen e Shën Pjetrit dhe Palit, Bashkinë e Vjetër dhe rrugicat karakteristike të qytetit.
Kohë e lirë për drekë, kafe dhe fotografi.
Pas vizitës në Brno, vazhdojmë udhëtimin drejt Pragës, një prej kryeqyteteve më romantike dhe më të bukura të Europës, i njohur për arkitekturën mesjetare, urat historike dhe atmosferën e tij të veçantë.
Mbërritja në Pragë gjatë pasdites. Transferimi në hotel, akomodimi dhe kohë e lirë për pushim ose shëtitje individuale në qytet.
Fjetja në hotel në Pragë.
Mëngjesi në hotel.
Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës.–
Pas vizites transferimi për në Aeroportin e Pragës.
Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë (1 orë : 50 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit