Destinacioni
Milano - liqeni Komo - Lugano
Kohëzgjatja
3 Ditë
Transporti
Me Avion
Periudha
Prill-Maj '2026
Nisja nga
Tiranë

✈️ LIQENI KOMO – LUGANO – MILANO ✨ Nisje: • 15 Maj

📅 MAJ 2026

🔹 Nisje 15 Maj – Kthim 17 Maj

  • 3 Ditë / 2 Netë
  • Çmimi: 399€
  • ✈️ Nisja: 09:45 (Tiranë) → 11:30 (Milano)
  • ✈️ Kthimi: 19:40 (Milano) → 22:15 (Tiranë)
Dita 1: LUGANO
1 Dita 1

Dita 1: LUGANO

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Milano. (1 orë e 40 min)

Pas mbërritjes në Bergamo udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj.

Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit.

Pas vizitës në Lugano kthimi për në Milano.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

Dita 2: LIQENI KOMO (Komo – Bellagio – Cernobbio)
2 Dita 2

Dita 2: LIQENI KOMO (Komo – Bellagio – Cernobbio)

Mëngjesi në hotel.

Nisja me autobus për në Liqenin Como, liqeni i tretë më i madh në Itali dhe një nga destinacionet më romantike dhe piktoreske në Evropë. I vendosur në rrëzë të Alpeve, liqeni ofron peizazhe mahnitëse, ndërthurje të natyrës me arkitekturën elegante dhe një atmosferë unike relaksi. Forma e tij karakteristike në trajtë “Y-je” të përmbysur vjen si rezultat i shkrirjes së akullnajave dhe veprimit të lumit Adda.

Mbërritja në qytetin e Comos, një nga pikat kryesore të liqenit. Vizitë në qendrën historike, ku do të shijojmë rrugicat mesjetare, sheshet karakteristike dhe atmosferën autentike italiane. Vizitohen:

  • Katedralja e Comos (Duomo), një nga më të bukurat në Lombardi
  • Qendra historike me dyqane tradicionale dhe tregje lokale
  • Bulevardi buzë liqenit, ideal për shëtitje dhe foto panoramike
  • Tempulli i Alessandro Volta dhe parku përreth Villa Olmo (vizitë e jashtme)

Mundësi (opsionale) për të marrë teleferikun për në Brunate, për të shijuar pamje spektakolare nga lart mbi liqen dhe qytet.


OPSIONALE – Lundrim në Liqenin Como (rreth 15€ / person, paguhet në vend)
Një eksperiencë e rekomanduar për të zbuluar bukurinë e plotë të liqenit, në shoqërinë e guidës:

  • Cernobbio – ndalesa e parë, qytet elegant i njohur për vilat luksoze si Villa d’Este, Villa Erba, Villa Pizzo dhe Villa Bernasconi, të rrethuara nga kopshte të mrekullueshme
  • Bellagio – “perla e liqenit Como”, një nga qytetet më të bukura në Itali. Shëtitje në qendrën plot jetë me rrugica shumëngjyrëshe, vizitë në Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi
  • Shëtitje në zonat karakteristike Pescallo dhe San Giovanni, që ruajnë sharmin autentik
  • Ndalesë në Punta Spartivento, për pamje të jashtëzakonshme mbi tre degët e liqenit dhe zonën përreth

Për klientët që nuk zgjedhin opsionin e lundrimit, pas vizitës së qytetit të Comos me guidën, kohë e lirë për shëtitje, kafe apo shopping.

Në përfundim të programit, kthimi me autobus në hotel.

Dita 3: MILANO
3 Dita 3

Dita 3: MILANO

Mëngjesi në hotel.

Fillimi i vizitës në qendrën e Milanos, një nga qytetet më të rëndësishme të Italisë dhe kryeqyteti i modës dhe dizajnit. Gjatë turit do të vizitohen:

  • Castello Sforzesco (Kështjella Sforza) (vizitë e jashtme), një nga monumentet historike më të rëndësishme të qytetit
  • Sheshi Duomo dhe Katedralja e Milanos (Duomo), një nga katedralet më madhështore në botë
  • Galeria Vittorio Emanuele II, një nga qendrat tregtare më të vjetra dhe elegante në Evropë
  • Teatri La Scala (vizitë e jashtme), një nga teatrot më të famshëm të operas në botë

Pas përfundimit të vizitës, kohë e lirë për shopping dhe shëtitje individuale në Milano

Pasditja transferta për në aeroport dhe kryerja e procedurave të nisjes.

Fluturimi direkt Milano – Tiranë (rreth 1 orë e 30 minuta).

Përfshihen

  • Biletat e avionit Tirane – Milano – Tirane
  • Transport me autobuz sipas programit
  • Akomodimi ne hotel per 2 nete ne zonën e Monzes me mengjes
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk Përfshihen

  • Drekat dhe Darkat
  • Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
  • Taksat lokale 10 euro personi për 2 netet (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
  • Anija 20 euro personi per turin opsional Komo – Cernobbio – Bellagio

Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Broshura e Paketës

Detajet e plota të paketës turistike në format PDF