Destinacioni
Vjenë - Bratislavë
Kohëzgjatja
4 Ditë
Transporti
Me Avion
Periudha
Shtator - Tetor '2026
Nisja nga
Tirana

✈️ VJENË – BRATISLAVË ✨ Nisje: • 18 Shtator • 9 Tetor

📅 SHTATOR 2026

🔹 Nisje 18 Shtator – Kthim 21 Shtator

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 449€
  • ✈️ Nisja: 08:40 (Tiranë) → 10:25 (Bratislavë)
  • ✈️ Kthimi: 06:00 (Bratislavë) → 07:30 (Tiranë)

📅 TETOR 2026

🔹 Nisje 9 Tetor – Kthim 12 Tetor

  • 4 Ditë / 3 Netë
  • Çmimi: 449€
  • ✈️ Nisja: 08:40 (Tiranë) → 10:25 (Bratislavë)
  • ✈️ Kthimi: 06:00 (Bratislavë) → 07:30 (Tiranë)
VJENË
1 Dita 1

VJENË

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bratislavë . (1 ore : 30 min)
Pas mberritjes ne Bratislavë , Nisemi per te vizituar Vjenën (1 orë  distancë me autobuz) duke filluar vizitën me Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.
Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja. 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.
Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante perreth
Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.
Pasdite e lire. Akomodimi në hotel në Vjenë.

VJENË
2 Dita 2

VJENË

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerari i ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.
Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore.
Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut.
Pasdite e lirë. Akomodimi në hotel në Vjenë.

BRATISLAVË
3 Dita 3

BRATISLAVË

Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Bratislavë.
Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme,
Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle.
Opsionale: Hyrje në UFO Tower.
Pasdite e lirë. Akomodimi në hotel në Bratislavë.

KTHIMN
4 Dita 4

KTHIMN

Transferta herët në mëngjes për në aeroportin e Bratislavës.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 30 min)

Përfshihen

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bratislavë – Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel 4 Yje në Vjenë për 2 netë, në Bratislavë për 1 natë
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk Përfshihen

  • Drekat dhe Darkat
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Taksa lokale 4 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit

Broshura e Paketës

Detajet e plota të paketës turistike në format PDF