Nuk keni ende rezervime.
Nisje 27 Nëntor – Kthim 30 Nëntor
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Pragë . (1 ore : 40 min)
Mbërritja në Aeroportin e Pragës.
Pas përfundimit të formaliteteve aeroportuale, takimi me autobusin dhe transferimi drejt hotelit.
Mbërritja në hotel, akomodimi dhe sistemimi në dhoma.
Fjetje në Pragë.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja për një ditë të plotë kushtuar zbulimit të Pragës, një prej kryeqyteteve më të bukura dhe më të vizituara të Europës.
Vizita fillon në zonën monumentale të Hradčany, ku ndodhet kompleksi i famshëm i Prague Castle, një nga simbolet kryesore të qytetit.
Gjatë turit do të vizitojmë dhe shohim:
Pushim për drekë.
Pasdite vazhdojmë shëtitjen dhe vizitat në qendrën historike të qytetit, me mundësi për të shijuar atmosferën e Pragës dhe tregjet tradicionale të Krishtlindjeve, të cilat në këtë periudhë i japin qytetit një atmosferë të veçantë.
Në mbrëmje kthimi në hotel.
Opsionale: Lundrim në lumin Vltava ose darkë tradicionale çeke.
Fjetje në Pragë.
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Karlovy Vary, një nga qytetet termale më të famshme të Europës, i njohur për arkitekturën elegante, burimet termale dhe historinë e tij shumëvjeçare.
Udhëtimi nga Praga drejt Karlovy Vary zgjat rreth 2 orë.
Pas mbërritjes, nisja e vizitës së qytetit.
Gjatë turit do të shohim:
Kohë për drekë dhe për të shijuar atmosferën e qytetit. Mundësi për të provuar ujërat e burimeve termale dhe produktet tradicionale të Karlovy Vary.
Pasdite nisja për kthim drejt Pragës.
Mbërritja në Pragë në mbrëmje.
Fjetje në Pragë.
Mëngjesi në hotel.
Check-out dhe nisja për ditën e dytë të vizitave në Pragë, këtë herë duke eksploruar zona të tjera historike dhe moderne të kryeqytetit çek.
Vizita fillon me Vyšehrad, një nga vendet historike më të rëndësishme të Pragës, i vendosur mbi një kodër me pamje të bukur mbi lumin Vltava dhe qytetin.
Gjatë paradites do të vizitojmë:
Vazhdimi drejt zonës së Nové Město – New Town, ku do të shohim:
Pushim për drekë.
Pas drekës vazhdojmë drejt Josefov – Jewish Quarter, lagjja historike hebraike e Pragës. Shëtitje në këtë pjesë të qytetit dhe në zonën elegante të Pařížská Street.
Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt Aeroportit të Pragës.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 40 min)
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit