PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹14 Qershor 🔹17 Qershor 🔹20 Qershor 🔹23 Qershor 🔹26 Qershor 🔹29 Qershor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

🔹4 Ditë Plazh në Royal Grand Hotel 3 Yje Superior në shërbimin All Inclusive + Transporti + Trageti + Ekskursione.

🔸Ekskursione për të vizituar plazhe dhe atraksione në Korfuzi si:
** Paleokastrica
** Sidari
** Lundrim me traget dhe shëtitje në ishujt Paxos – Antipaxos
** Tur i qytetit të Këlkyrës

▶▶▶▶◀◀◀◀
DATAT E NISJEVE dhe CHECK IN HOTEL SI MË POSHTË
👇👇👇
MUAJI QERSHOR
Nisje 14 Qershor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 309 €
Nisje 17 Qershor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 309 €
Nisje 20 Qershor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 309 €
Nisje 23 Qershor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 309€
Nisje 26 Qershor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 339 €
Nisje 29 Qershor — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 339 €
👇👇👇
MUAJI KORRIK
Nisje 2 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 339 €
Nisje 5 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 339 €
Nisje 8 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 11 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 379 €
Nisje 14 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 17 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 20 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 23 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 26 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 29 Korrik — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
👇👇👇
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 4 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 7 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 10 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 13 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 16 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 19 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 22 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 25 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 28 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 399 €
Nisje 31 Gusht — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 379 €
👇👇👇
MUAJI SHTATOR
Nisje 3 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 339 €
Nisje 6 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 299 €
Nisje 9 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 289 €
Nisje 12 Shtator — 4 Ditë (3 Netë) — Çmimi 289 €

 

PËRSHKRIMI RESORTIT

Me pamje nga gjiri magjepsës i Kanonit, i vendosur në një rajon simpatik të njohur për historinë e tij të pasur kulturore, ushqimin e shkëlqyer dhe pamjet e jashtëzakonshme. Hoteli Royal Grand me 3 yje superior në ishullin e Korfuzit është zgjidhja perfekte për një pushim të zhytur në atmosferën relaksuese të një ndërtese historike të ngrohtë dhe komode, vetëm pesë minuta nga qendra historike, e rrethuar nga mrekullitë e pamjeve.

Royal Boutique Hotel i rinovuar plotësisht gëzon një stil arkitekturor spektakolar, duke ofruar një atmosferë të këndshme dhe lehtësira unike për të gjithë mysafirët e tij për çdo qëllim që ata janë duke udhëtuar. Royal Boutique Hotel ka 123 dhoma dhe suita luksoze, 2 restorante, 2 bare dhe 1 kafeteri me një tarracë të bukur me pamje nga ishulli i miut, marka tregtare e Korfuzit dhe aeroportit.

Dekori modern, shërbimi i përsosur dhe vëmendja e personalizuar ndaj detajeve sigurojnë një qëndrim të rehatshëm në një ambient elegant. Një pishinë e bollshme dhe një pishinë për fëmijë me ujë deti presin për t’ju freskuar dhe plazhi më i afërt i organizuar me rërë do të gjendet vetëm 300 metra larg.

PLAZHI I KANONIT

Vetëm 300 metra larg hotelit ndodhet plazhi i izoluar i Kanonit. Kanoni ka plazh të bukur me guralecë dhe gjithashtu ofron pamjet më të mrekullueshme të ishullit të Miut me manastirin e Pantokratorit dhe manastirin Vlaherna me të cilin bashkohet nëpërmjet një ure të vogël. Ngjyrat, kaltra e ndezur, bluja e detit, jeshilja smerald përbëjnë një oaz për sytë dhe shqisat, një liman të qetë me pamje të mrekullueshme të detit Jon.

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: PLAZH NË KORFUZ

*Nisje në orën 00:10 në drejtim të Igumenicës. Pas një pushimi për mëngjes vazhdojmë rrugëtimin duke kaluar nga dogana e Qafë Botë. Më pas me traget nga porti Igumenicës udhëtojmë drejt Korfuzit, lundrim i cili zgjat 1 orë e 30 minuta.
*Mbërritja në Korfuz dhe transferta për në Roayl Grand Hotel
Në recepsionin e hotelit guida (shoqëruesi) do ju asistojë në procedurat e check in-it dhe akomodimit në dhoma.
Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive të hotelit, duke përdorur pishinën e hotelit dhe plazhin më të afërt.
Gjatë qëndrimit tuaj në Royal Grand, guida e agjensisë do të jetë në asistencën tuaj çdo ditë duke u kujdesuar për kërkesat tuaja.
Informacion: Guidën  mund ta gjeni në çdo moment në hollin e hotelit në hapësirën e dedikuar për agjensinë tonë.

 

Dita 2: PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për pushim në ambientet e hoteli në shërbimin All Inclusive, ose në plazhin e afërt të Kanonit

*OPSIONALE: Ekskursion në plazhin Paleokastritsa (përfshirë në cmimin e paketës)
Pas mëngjesit në hotel, në shoqerinë e guidës nisemi nga hoteli për plazh në Paleokastritsa.
Gjatë qëndrimit në Paleokastritsa, mund të relaksoheni në një ndër plazhet më të bukur dhe të njohur të Korfuzit. Gjithashtu së bashku me guiden do të mund të organizojmë shetitje me varka për të zbuluar më shumë gjirin e Korfuzit në afërsi të Paleokastritsës.
Gjatë rrugës ndalesë në fabrikën e pijeve dhe likereve “Koum Kouat”.
Qëndrimi për plazh deri pasdite dhe sipas dëshirës vizitë në Akuariumin dje Manastirin e Paleokastritsës.
Kthimi në hotel për darkën.

 

Dita 3: PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për pushim në ambientet e hoteli në shërbimin All Inclusive, ose në plazhin e afërt të Kanonit

*OPSIONALE: Ekskursion në mrekullinë e Korfuzit, Plazh në  Sidari (përfshirë në cmimin e paketës)
Sidari është zona më turistike përgjatë bregdetit verior të Korfuzit.
Ndodhet pranë një gjiri të madh që ofron disa plazhe në një zonë shumë të zhvilluar.
I famshëm për Canal d’Amour (kanali i dashurisë), i cili është një kryevepër e mrekullueshme e natyrës e gdhendur nga deti dhe era gjatë shekujve.
Canal d’Amour ngjason is një peizazh hënor, unik në detin Mesdhe.
Canal d’Amour i Sidarit përbëhet nga disa shkëmbinj shkëmborë që formojnë një kanal të veçantë detar dhe disa gjire të këndshëm ku mund të arrihen nëpërmjet shtigje.
Ju sugjerojmë gjithashtu të zhyteni në ujin e kristal të Sidarit dhe të zbuloni shpellat ujore.
Emri Canal d’Amour vjen nga një legjendë e lashtë që thotë se nëse dy persona notojnë këtu së bashku, ata do të dashurohen…

 

Dita 4:  PLAZH NË KORFUZ

Kohë e lirë për plazh deri në orën 12:00.
Largimi nga plazhi dhe nisja drejt Shqipërisë.
Lundrimi me traget nga Këlkyra në drejtim të Igumenicës. Pas mbërritjes në portin e Igumenicës nisja drejt Tiranës dhe mbërritja në mbrëmje.

 

Në çmim përfshihet

1) Akomodimi për 3 netë në Hotel Royal Grand 3 Yje Superior
2) Shërbimi All Inclusive në hotel.
3) Shezllonet e Pishines.
4) Asistenca me guidë (shoqërues) shqiptar gjatë qëndrimit në resort.
5) Transferta Tiranë – Korfuz – Tiranë.
6) Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë.
7) Ekskursioni në plazhin Paleokastrica (transfertë + guidë).
8. kskursioni në plazhin e Sidarit (transfertë + guidë).

Në çmim nuk përfshihet

a. Taksa turistike 3€ dhoma për natë e cila paguhet në recepsion.
b. Shezllonet e Plazhit fillon nga 8€ dita (çadra + 2 shtretër).

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar).
➤ DURRËS: Ora 00:50 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan €239

Shënim: Kjo politike hyn në fuqi vetëm nëse fëmijet akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————
SHËRBIMI ALL INCLUSIVE
➤ MËNGJESI: 7:00 – 9:30.
➤ APERITIV: 10:30 – 12:00 (kafe, çaj, ëmbëlsira dhe biskota).
➤ DREKA 12:30 – 14:30.
➤ APERITIV: 16:00 – 18:00 (kafe, çaj, ëmbëlsira dhe biskota).
➤ DARKA: 18:00 – 20:00.
Gjatë shijimit  të vakteve (mëngjes + drekë + darkë) shërbehet birrë kriko, verë, pije j0-alkolike, ujë mineral.
➤ PIJET E NGROHTA, PIJET E FTOHTA  (Alkoolike & Jo-Alkoolike), AKULLORE: 10:00 – 23:00.
PIJET E NGROHTA: Kafe Filtër dhe Caj.
PIJET E FTOHTA: Birre Kriko, Vere, pije jo-alkolie, pijet alkolike vendase.
(**Kafe ekspres, kapucino, nescafe, kafe fredo, ujë mineral me shishe, nuk janë të përfshira në shërbimin e All Inclusive por janë me pagesë ekstra).
➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.
➤Wireless është i përfshirë në shërbimin e All Inclusive.

——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhomë teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëtoni pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vete Operatorëve Lokal që mundësojnë këto shitje.
Për çdo ndryshim në lidhje me keto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
PLAZH në KAPRI - AMALFI - POSITANO - ISHCIA –– 5 Ditë (4 Netë) ➡Nisje 🔹7 Korrik 🔹14 Korrik 🔹21 Korrik 🔹28 Korrik 🔸1 Gusht 🔸6 Gusht 🔸11 Gusht 🔸16 Gusht 🔸20 Gusht 🔸26 Gusht
Shiko Detaje
LIQENI KOMO - LUGANO - MILANO –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔹7 Qershor 🔹14 Qershor 🔹21 Qershor
Shiko Detaje
PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹14 Qershor 🔹17 Qershor 🔹20 Qershor 🔹23 Qershor 🔹26 Qershor 🔹29 Qershor
Shiko Detaje
PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔸8 Qershor 🔸14 Qershor 🔸20 Qershor 🔸26 Qershor 🔹2 Korrik 🔹8 Korrik 🔹14 Korrik 🔹20 Korrik 🔹26 Korrik 🔸1 Gusht 🔸7 Gusht 🔸13 Gusht 🔸19 Gusht 🔸25 Gusht 🔸31 Gusht
Shiko Detaje
NAPOLI - KAPRI - AMALFI –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹17 Maj 🔹24 Maj
Shiko Detaje
PARIS –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹8 Maj 🔹16 Maj
Shiko Detaje