PARIS – DISNEYLAND — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 28 Nëntor / 23 Dhjetor

Spastroje
Të rritur:
Fëmije (2-12 vjec):
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹 PARIS
🔸 Disneyland Paris

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
FESTAT E N
ËNTORIT
Nisje 28 Nëntor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
👇👇👇
KRISHTLINDJE
Nisje 23 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 599€
⭐⭐⭐⭐
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Paris për 3 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

 

Dita 1: PARIS

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 10:15 nga aeroporti i Tiranës – Mbërritja në Paris në orën 13:05.
Fillojmë vizitat panoramike të Parisit duke nisuar nga Champs Elysees, The Petit Palais , Elysee Palace ( Presidenca e sotme e Frances ), Place de la Concorde , Ura Pont Alexandre III, nje ndër urat më të bukura të Parisit dhe e zbukuruar me statuja ari, Marigny Theater dhe Le Pavillon Elysee një ndër më të vjetrit si dhe një ndër krenaritë e gastronomisë franceze me 3 yje Michelin.
Më pas ndalesë në La Defence, në distriktin e dyqaneve më të famshme të Parisit për shopping.
Mbrëmje e lirë.
Fjetja në Paris.

 

Dita 2: PARIS

Mëngjesi në hotel.
Cdo lëvizje e përshkruar më poshtë bëhet me autobus.
Në shoqërinë e guidës do të fillojmë vizitat në një ndër pallatet më të përfolura për skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit më të shtrejntat, aty ku kopshtet janë një vepër arti e admiruar nga miliona njerëz, një ndër vendet ku në historinë botërore janë nënshkruar kontrata shumë të rëndësishme si ajo e mbarimit të luftës së Parë Botërore, në Pallatin Mbretëror, në VERSAILLES. Vizita e radhës do të jetë Harku i Triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku janë marrë pamjet e bukura të kullës Eiffel, ku zhvillohet pasarela e modës në Paris. Nga Trocadero, vazhdojmë ditën me një ndër parqet më të bukura të Parisit, Kopshtet e Luxembourg.
Turi kulmon me vizitë në një ndër veprat më të përfolura, më të pëlqyera por dhe të kritikuara, me objektin më të fotografuar në botë TOUR EIFFEL dhe parku Champ de Mars.
E përfundojmë ditën me një vizitë në të mrekullueshmen e madhështoren katedralen e Notre-Dame.
Më pas me dëshirën e grupit mund të zhvillojmë një udhëtim të mrekullueshëm nën dritën e hënës dhe madhështinë e veprave të shumta të Parisit në lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens (lundrimi me anije kushton 20 €, dhe biletën e paguani direkt tek anija). Kthimi në hotel në darkë.
Mbrëmje e lirë.
Fjetja në Paris.

 

Dita 3: DISNEYLAND

Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Disneyland ku do të kalojmë gjithë ditën në një ndër parqet e lojërave më të bukura, të mëdha  e të pasura me lojëra e ambiente të ndryshme për adrenalinën e të gjitha moshave. Transferta – Hotel – Disneyland . Nisja bëhet në mëngjes dhe kthimi në darkë vonë në hotel, ku mundësohet edhe shijimi i shfaqjes muzikore përmbyllëse të një dite argëtimi në park.
E gjithë dita është e dedikuar për argëtim në Disneyland.
Fjetja në Paris.


Dita 4: PARIS – TIRANE

Mëngjesi në hotel.
Transferta për në aeroportin e Beaveaus Paris.
Nisja për në Shqipëri, fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 13:55 – Mbërritja në Tiranë në orën 16:35.

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Paris – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 3 netë në Paris
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bileta e hyrjes në DisneyLand
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4. Taksat e qyteteve 7.80 eur personi

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇

——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
ALBEROBELLO - POLIGNANO A MARE –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 20 Mars 🔹 27 Mars
Shiko Detaje
VIENË –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸 10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹 22 Maj 🔹29 Maj
Shiko Detaje
BUDAPEST –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹22 Maj 🔹 29 Maj
Shiko Detaje
AMSTERDAM – ROTERDAM – HAGË – GIETHORN -- ZAANSE SCHAN — 4 Dite (3 Netë) ➡ Nisje 21 Mars
Shiko Detaje
PRAGË — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 15 Mars
Shiko Detaje
SHKUP – OHËR - STRUGË – PRIZREN –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 24 Dhjetor / 25 Dhjetor
Tur në Ballkanin tonë të bukur... Nisje të konfirmuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje