❗Hotel Strada Marina 4 Yje. Eksluzivitet i VEA Travel & partnerëve të VEA Travel Group❗
6 DITË PLAZH NË ISHULLIN ME FAMË BOTËRORE TË ZAKYNTHOS
Ekskursione çdo ditë për të vizituar plazhe dhe atraksione në Zakynthos si:
** Laganas Beach
** Navagios Beach (lundrim me traget)
** Ishulli i Breshkave të Detit (ishulli Cameo)
** Bananas Beach
** Zante (qyteti më i madh dhe qëndra e Zakynthos)
DATAT E NISJEVE dhe CHECK IN HOTEL SI MË POSHTË
QERSHOR
Nisje 25 Qershor — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
KORRIK
Nisje 2 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 9 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 16 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 23 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 30 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 6 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 11 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 16 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 21 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
Nisje 26 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Sold Out
⭐⭐⭐⭐
Akomdodimi në hotel Strada Marina 4 Yje në qendër të Zantes dhe buzë detit
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: Plazh në Laganas Beach dhe Vizite në Zante
Nisja drejt Greqisë në mbremjë (një ditë para datës së udhëtimi). Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës.
Vazhdimi i udhëtimit duke përshkruar qytetin e Janinës dhe më pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Killinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në hotel Strada Marina 4 Yje, në qëndër të Zantes në qytetin kryesor të ishullit.
Pas akomodimit në hotel transferohemi në Laganas beach (9 km larg Zantes).
Kohë e lirë për plazh në Laganas.
(Klientët që nuk dëshirojnë të vijnë në Laganas, mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit e pozicionuar në tarracën e tij).
Pasdite kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar në qendrën e qytetit ju mundëson të shëtisni lirisht në Zante duke frekuentuar çdo aktivitet të ishullit. Taverna të shumta dhe lokalet më të njohura për organizime eventesh dhe party ndodhen vetëm në Zante, qytetin më të madh dhe të rëndësishëm të ishullit ZAKYNTHOS.
DITA 2: Plazh në Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Mëngjesi në hotel
Pas mengjesit në hotel, nisemi për në limanin Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesën jugore të Laganas dhe pranë ishullit të mrekullueshëm të Cameos. Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit i cili lidhet me limanin me një urë të varur druri, ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi për zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një ekskursion shumë i rekomandueshëm, dhe një eksperiencë që do të dëshironi ta përjetoni.
Kohe e lire për plazh dhe aktivitetet që keni përzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Resort – limani Agios Sostit – Resort është e përfshirë në çmimin e paketës; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 euro – 25 euro në varësi të itienrarit që zgjidhni).
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit.
DITA 3: Plazh në Shën Nikollas ose Ekskursion në Ishullin e Kefalonias
*Mëngjesi në hotel
*Opsionale plazh në gjrin e Shën Nikollas, Qëndra e Sporteve Ujore dhe Zhytjes për nga lamishmëria e aktiviteteve që ofron si : jet ski, ringo, banana, crazy sofa & fly fish, water-ski, pedalos & canoes dhe gjithashtu përvojen e paharrueshme të fluturimit mbi ishull me paragliding.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi në hotel.
—
*Opsionale ekskursion ditor: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, për klientet që dëshirojnë të vizitojnë një tjetër ishull magjepsës të Greqisë. Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mbërrimë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ndalesa e parë do jetë në shpellën befasuese të Drogaratit, e famshme për stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustikën ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizoi në këtë shpellë një nga koncertet e saj.
Më pas do i drejtohemi një tjetër shpelle mahnitëse dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nëntokësor, dhe tavani i shpellës ka një kurorë të çarë e cila lejon që rrezet e djellit dhe gjelbërimi të japin imazhin e një xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me një bregdet romantik do jetë ndalesa për të konsumuar drekën në një nga tavernat e zonës, ndalesë e planifikuar 1 orë.
Pas drekës nisemi në jugperëndim drejt kryeqytetit të ishullit, Argostoli. Aty do të keni mundësinë të shëtisni, bëni disa pazare ose pini një kafe në një nga shumë kafenetë me arredimin karakteristik të zonës.
Kjo vizitë nuk do të jetë e plotë pa një ndalesë fotografike në të famshmin Plazhi i Myrtos ku nëse koha e lejon, do të kalojmë nga plazhi Sami dhe Lassi per nje peisazh panoramike. Turi ynë përfundon përsëri në Poros, ku do të jetë anija duke pritur për t’ju kthyer në Zakynthos. Nisemi nga Kefalonia në orën 18:00 dhe mbërrijmë në Zakynthos në orë 19:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 55 eur për të rritur dhe 35 eur për fëmijët (4 – 10 vjeç) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Hotel – Porti Zantes – Hotel.
Kthimi në hotel pasdite.
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit.
DITA 4: Plazh dhe Shëtitje me Traget në Navagios beach (Shipwreck)
Mëngjesi ne hotel.
Pas mëngjesit do të nisim aventurën BLU, ku në portin e Zante na pret trageti për të vazhduar lundrimin drejt një prej plazheve më të famshëm botëror si NAVAGIOS BEACH (Shipwreck).
Opsionale: Ekskursion me traget në një prej plazheve më të famshëm botëror NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 09:30 nga porti i Zantes nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre përrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit në brëndësi të shpellës krijojnë lojëra ngjyrash të purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i lundrimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Në Porto Vromi do mund të shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon në Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet në brëndësi për t’iu krijuar mundësinë për fotografi, ku gjjithashtu do të mund të shikojmë përsëri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar më në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura jonë Blu rreth ishullit të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuarët tuaj përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe për të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes, do të përshkrojmë disa nga plazhet me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni në rrugë tokësore gjatë pushimeve tuaja në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 35 eur për të rritur dhe 25 eur për fëmijët (2 – 10 vjeç) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Hotel – Porti Zantes – Hotel).
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit.
DITA 5: Plazh Banana Beach dhe Porto Zoros
Mengjesi ne hotel
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit.
DITA 6: Ndalesë në Janinë dhe kthimi në Shtëpi
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhëtimit për në Shqipëri.
Ndalesë në Janinë për pushime në bulevardin buze liqenit.
Pas ndalesës në Janinë kthim nga kufiri i Kakavisë për Shqipëri
Mbërritja në darkë fundi i shërbimit tonë.
Në çmim përfshihet
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Të gjitha shëtitjet dhe transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite
3) Akomodimi për 5 netë në hotel STRADA MARINA 4 YJE në qendër të Zantes buzë detit dhe pranë lokaleve, restoranteve dhe tavernave të qytetit.
4) Mëngjeset në restorantin e hotelit gjatë qëndrimit në Zakynthos
5) Përdorimi i pishinës së hotelit
6) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar
.
Në çmim nuk përfshihet
a) Drekat dhe Darkat
b) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€)
c) Shezllonet gjatë plazhit
d) Taksa lokale e Greqisë 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
e) Ekskursionet opsionale në program.
Shenime:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 20:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar) një ditë para datës së udhëtimi.
➤ DURRËS: Ora 20:40 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€.
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 300€.
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëtoni pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vete Operatorëve Lokal që mundësojnë këto shitje.
Për çdo ndryshim në lidhje me keto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
.