VJENË 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 7 Nentor / 14 Nentor / 21 Nentor / 28 Nentor / 29 Nentor

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹 Vjenë
🔸Pallati i Shonbrun-it
🔸Katedralia e Shën Stefanit
🔸Pallati madhështor të Hofburgut
🔸Opera e Vienës dhe Kopshtet e Hofburgut
🔸Sheshi Maria Tereza
🔸
Muzeu i Artit dhe Muzeu i Historisë Natyrore
🔸Sheshi Shen Stefan, një ndër sheshet simbol të Vienës

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

👇👇👇
MUAJI NENTOR 2024
Nisje 7 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimi: Nisja 7 nentor 12:45 (mberritja ne 14:25 ne Vjene) – Kthimi 9 nentor 16:20 (mberritja 18:00 ne Tirane)

Nisje 14 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimi: Nisja 14 nentor 12:45 (mberritja ne 14:25 ne Vjene) – Kthimi 16 nentor 16:20 (mberritja 18:00 ne Tirane)

Nisje 21 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 299€
Oraret e Fluturimi: Nisja 21 nentor 12:45 (mberritja ne 14:25 ne Vjene) – Kthimi 23 nentor 16:20 (mberritja 18:00 ne Tirane)

👇👇👇
🇦🇱 FESTAT E NENTORIT 2024 🇦🇱
Nisje 28 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimi: Nisja 28 nentor 12:45 (mberritja ne 14:25 ne Vjene) – Kthimi 30 nentor 16:20 (mberritja 18:00 ne Tirane)

Nisje 29 Nentor — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 329€
Oraret e Fluturimi: Nisja 29 nentor 08:20 (mberritja ne 10:00 ne Vjene) – Kthimi 1 dhjetor 07:50 (mberritja 09:30 ne Tirane)

⭐⭐⭐⭐
HOTELET

Akomodimi në Hotel 4 Yje në Vjenë për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Udhetim ne Viene

Dita 1: VJENË

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Vjenë. (1 ore : 30 min)
Pas mberritjes ne Vjene, fillojme me vizitat e qytetit nga Pallati i Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.
Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante perreth
Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.
Pasdite e lire. Akomodimi në hotel në Vjenë. Mbremje e lire.

 

Dita 2: VJENË

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerari i ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.
Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore.
Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash.
Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, nje nder sheshet simbol te Vjenes.
Kthim ne hotel ne mbremje.


Dita 3: VJENË

Mëngjesi në hotel.
Nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.
Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja.
Vazhdimi i dites ne qender te tregtare  transferta për në aeroportin e Vjenes.
Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Vjena për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 35 min)

Udhetim ne Viene

 

Për një paketë udhëtimi  të ngjashme kliko këtu.
Mund të na ndiqni rrjetet toan sociale Instagram dhe Facebook

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Vjenë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 2 netë në Vjenë
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

a. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
b. Drekat dhe Darkat
c. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
d. Taksa lokale 3.8 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
VENDTAKIMI NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 40€ zbritje nga cmimi i paketës

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
LJUBLJANE – LIQENI BLED – ZAGREB – LIQENET E PLITVICES 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor / 6 Dhjetor / 23 Dhjetor
Shiko Detaje
ZAGREB - BEOGRAD - PARKU KRKA - DUBROVNIK 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 28 Nentor / 6 Dhjetor / 23 Dhjetor
Shiko Detaje
FIRENCE - BOLONJA 🔸 2 Ditë (1 Natë) 🔸 Nisje 1 Nentor / 8 Nentor / 15 Nentor / 22 Nentor / 28 Nentor / 29 Nentor / 30 Nentor
Shiko Detaje
BARCELONË 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 6 Nentor / 20 Nentor / 28 Nentor
Shiko Detaje
RIVIERA FRANCEZE (Marsejë -Saint Tropez - Cannes - Nice) 🔸 4 Ditë (3 Netë) 🔸 Nisje 21 Tetor
Shiko Detaje
BUKURESHT 🔸 3 Ditë (2 Netë) 🔸 Nisje 18 Tetor
Shiko Detaje