VENECIA – VERONA — 3 Ditë (2 Netë)➡ Nisje 🔹 8 Mars 🔹 11 Mars 🔹 18 Mars 🔸 15 Mars 🔸 22 Mars 🔸 30 Mars

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹🔹Venecia
🔸 Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës
🔸Bazilika e Shën Markut
🔸Kulla e Orës
🔸Kampanilja e Shën Markut
🔸Ura Rialto
🔸Shëtitje me gondola

🔹🔹Verona
🔸 Arena Romake
🔸Ballkonin e Romeos dhe Xhuliet

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇

MUAJI MARS 2024

Nisje 8 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 229€
Nisje 11 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 229€
Nisje 18 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 229€
Nisje 25 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 229€
🔸
Nisje 15 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 249€
Nisje 22 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 249€
👇👇👇
PASHKET KATOLIKE 2024
Nisje 30 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 249€
⭐⭐⭐⭐
Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje në Venecia (Mestre) për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: VERONA

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo. Nisja në orën 09:00 nga aeroporti i Tiranës – Mbërritja në Trevizo në orën 10:40.
Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes.
Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike.
Pas vizites ne Verona vazhdimi udhetimi per ne qytetin e Mestres.
Akomodimi dhe fjetia ne Mestre

 

Dita 2: Venecia

Mëngjesi në hotel.
Pas mengjesit do të marim anije për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë:
Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet.
Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë.
Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias.
Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII.
Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit.
Kohe e lire per dreke.
Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia.
Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias.
Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet.
Kthimi në mbrëmje në Mestre dhe akomodimi në hotel

 

Dita 3: MESTRE – TREVIZO

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit kohë e lirë për të vizituar qytezen e bukur të Mestres
Nisja në orën 11:00 për në aeroportin e Trevizos.
Fluturimi direkt nga Trevizo në orën 14:00 dhe mbërritja në Tiranë në orën 15:40

Në çmim përfshihet

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 3 Yje ose 4 Yje për 2 netë në Venecia (Mestre)
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

.

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat
b. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
c. Taksa lokale 5 eur personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
d. Bileta e tragetit per hyrjen në Venecia  diten e pare 30 euro (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
ALBEROBELLO - POLIGNANO A MARE –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 6 Mars 🔹 13 Mars 🔸20 Mars 🔹27 Mars
Shiko Detaje
VIENË –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸 10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹 22 Maj 🔹29 Maj
Shiko Detaje
BUDAPEST –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹22 Maj 🔹 29 Maj
Shiko Detaje
AMSTERDAM – ROTERDAM – HAGË – GIETHORN -- ZAANSE SCHAN — 4 Dite (3 Netë) ➡ Nisje 21 Mars
Shiko Detaje
PRAGË — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 15 Mars
Shiko Detaje
SHKUP – OHËR - STRUGË – PRIZREN –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 24 Dhjetor / 25 Dhjetor
Tur në Ballkanin tonë të bukur... Nisje të konfirmuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje