STAMBOLL — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹28 Prill

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹SELANIK
🔹STAMBOLL
🔸Destinacione të Stambollit si Xhamia Blu, pallati i sulltaneve “Sarajet e Topkapise”, Akuariumi, pallati mbrëtëror Dolmabahce, Xhamia (ish Kisha) e Agia Sofia… etj
🔸Shopping në qëndrat tregtare më të medha të Stambollit
🔸Shëtitje me traget në Bosfor
🔸Mbrëmje Turke me valltarë dhe muzikë, në Traget duke lundruar në Bosfor
.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
MUAJI PRIL 2024

Nisje 28 Prill  — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 129€
⭐⭐⭐⭐
HOTELET
Akomodimi në hotel Grand S 4 Yje, në Stamboll

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1

Nisja do të bëhet si më poshtë një ditë përpara udhëtimit.

-Nisja nga Tirana në orën 19:00
-Nisja nga Durrësi në orën 17:30
-Nisja nga Elbasani në orën 19:30
*Vazhdojmë udhëtimin në drejtim të Stambolli, nëpërmjet Selanikut. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare mbërrijmë në Stamboll.
*Akomodimi në hotel në Stamboll.
Pasdite kohë e lirë.


DITA 2:

*Pas mëngjesit në hotel në shoqërinë e guidës nisim turin e vizitave në Stamboll dhe i drejtohemi pikave më të bukura të këtij qyteti.
Turi fillon me vizitën e Xhamisë Blu (një ndër simbolet e madhështisë se Stambollit), dheKishen e Shen Sofise me madheshtoria ne boten Ortodokse (vecantia e se ciles eshte se ne brendesi te saj do te gjeni elemente te kishes dhe xhamise te nderthura se bashku, pasi kisha e Shen Sofise u shenderruar ne xhami per disa shekuj perpara se te kthehej perseri ne kishe).
Vazhdimi i vizitave “Sarajet e Topkapise”. Vizita e Topkapise do te jete si nje udhetim ne kohe i arkitektures dhe kultures qe secili sulltan ka sjellur gjate sundimit te tij ne perandorine osmane.
*Pas mbarimit te vizitave, kohe e lire per te shopping ne pazarin e famshem turk, ne Grand Baazar
*Kthimi ne hotel
*Gjate darkes per klientet qe duan te festojne (opsionale) do te organizohet “Nata Turke” ne traget duke lundruar nen petkun e dritave te Stambollit, me darke dhe pije pa limit dhe program muzikor,


DITA 3

*Pas mengjesit ne hotel ne shoqerine e guides vahzdojme vizitat e Stambollit me akuriumin te bukur Florya, dhe muzeun Panorama 1453,  per te vazhduar me pas drejt stacioneve te trageteve Eminoy ku do te lundrojme me anije për dy – tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa dhe per tu njohur me legjenden e saj si te nje perralle.
*Pasdite do te vizitoime pallatin mbreteror te Dollmabahces me arkitekturen mbreslenese ku gershetohen motivet e perendimit dhe te lindjes.
*Pas vizites se Dolmabahces, vizite ne sheshim taksim. Kohe e lire per te shijuar darken ne restorantet e zones.
*Pas darkes kthimi ne hotel.

 

DITA 4

*Mengjesi ne hotel.
*Nisja drejt Shqiperise duke udhetuar nga segmenti Stamboll – Selanik – Tirane.
Ndalesa te shkurtra gjate rruges per pushime.
Vizite qytetit te Selanikut si Kulla e Bardhe, Sheshi Aristoteli, etj.
Pas vizites ne Selanik nisemi per Tirane, Durres, Elbasan.
Mberritja ne darke.

.

Në çmim përfshihet

1) Transporti sipas programi me autobus turistik
2) Akomodimi për 3 netë në hotel Grand S 4 Yje, në Stamboll
3) Mëngjeset gjatë qëndrimit në hotel
4) Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit

.

Në çmim nuk përfshihet

a) Drekat dhe Darkat
b) Taksa lokale e cila paguhet në recepsionin e hotelit

c) Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe lundrimi me traget në Bosfor: (Vizita janë opsionale, jo të detyrueshme)
*Lundrimi në Bosfor – 10€
*Xhamia Blu – falas
*Xhamia Agia Sofia – 25€
*Istanbul Aquarium – 25€
*Sarajet e Topkapisë – 45€
*Pallati Dollmabahces – 30€
*Nata Turke – 35€
*Muzeu Panorama 1453 – 20€

.

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
——————————————————-
Nisja do të bëhet si më poshtë një ditë përpara udhëtimit
➤ Tirana në orën 19:00  nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ Durrës në orën 17:30 nga Stacioni i Trenit
➤ Elbasan në orën 19:30 nga kryqëzimi i Cërrikut
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 99€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————-
DOGANA

1) Për këtë udhëtim për kalimin e doganës nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues (Pashaporta) nuk duhet të jetë i dëmtuar ose i thyer.
2) Për të hyrë në shtetin e Turqisë, ju duhet të keni mbi 150 ditë vlefshmëri nga datat e skadencës në pashaportë.
2, a) KUJDES… Nëse keni vlefshmëri skadencë në pashaportë nga 150 – 90 ditë atëherë ju nevojitet të paguani një vizë turistike (130 euro) e cila paguhet në doganë për të hyrë në Turqi.
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokalë që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————

Të sugjeruara
PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔸2 Qershor 🔸5 Qershor 🔸8 Qershor 🔸11 Qershor 🔹14 Qershor 🔹17 Qershor 🔹20 Qershor 🔹23 Qershor 🔹26 Qershor 🔹29 Qershor
Shiko Detaje
PLAZH NË KORFUZ – All Inclusive – Royal Grand Hotel – 7 Ditë (6 Netë) ➡ Nisje 🔸8 Qershor 🔸14 Qershor 🔸20 Qershor 🔸26 Qershor 🔹2 Korrik 🔹8 Korrik 🔹14 Korrik 🔹20 Korrik 🔹26 Korrik 🔸1 Gusht 🔸7 Gusht 🔸13 Gusht 🔸19 Gusht 🔸25 Gusht 🔸31 Gusht
Shiko Detaje
NAPOLI - KAPRI - AMALFI –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹17 Maj 🔹24 Maj
Shiko Detaje
PARIS –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 🔹8 Maj 🔹16 Maj
Shiko Detaje
DUBROVNIK – 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 30 Mars
Shiko Detaje
STOCKHOLM - Ishujt e Arkipelargut Suedez –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔹 5 Maj 🔹 19 Maj 🔹 26 Maj
Shiko Detaje