ROMË – VATIKAN –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 8 Mars 🔸 15 Mars 🔸 22 Mars 🔸 30 Mars 🔹 11 Prill 🔹 18 Prill 🔹 25 Prill 🔸 1 Maj 🔹 2 Maj 🔸 4 Maj

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

VIZITOJMË
🔹Roma e Lashtë
🔸Roma e Shenjtë


▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
👇👇👇
MUAJI MARS 2024
Nisje 8 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 299€
Nisje 15 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 275€
Nisje 22 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 275€
👇👇👇
PASHKET KATOLIKE 2024
Nisje 30 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 299€
👇👇👇
MUAJI PRILL 2024
Nisje 11 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 299€
Nisje 18 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 299€
Nisje 25 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 299€
👇👇👇
MUAJI MAJ 2024
Nisje 1 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 329€
Nisje 2 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 329€
Nisje 4 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Çmimi 329€
⭐⭐⭐⭐
Akomodimi në Hotel 4 Yje në Romë për 2 netë

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1 : Roma e Shenjtë


Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana në orën 08:10 dhe mbërritja në aeroportin e Romës në orën 09:40.

Pas mbërritjes do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.

Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.
Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.
Akomodimi në hotel.  Fjetia në Romë.


DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë. 

Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.

 

DITA 3: Shopping në Romë

Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit transferohemi në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping.
Pas shopping në orën 13:00 nisemi për në aeroportin e Romës. Pas procedurave doganore, nisja në orën 17:00 nga Roma, fluturim direkt dhe mbërritja në Tiranë në orën 18:25

 

Në çmim përfshihet

1) Bileta avionit Tiranë – Romë – Tiranë
2) Shëtitjet me autobus në atraksionet turistike të qyteteve
3) Akomodimi për 2 netë në hotel në Romë me mëngjes
4) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
5) Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet

1) Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
2) Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
3) Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:

►Duhet të dini se:
👇👇👇

——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

——————————————————

Të sugjeruara
ALBEROBELLO - POLIGNANO A MARE –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 6 Mars 🔹 13 Mars 🔸20 Mars 🔹27 Mars
Shiko Detaje
VIENË –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸 10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹 22 Maj 🔹29 Maj
Shiko Detaje
BUDAPEST –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹22 Maj 🔹 29 Maj
Shiko Detaje
AMSTERDAM – ROTERDAM – HAGË – GIETHORN -- ZAANSE SCHAN — 4 Dite (3 Netë) ➡ Nisje 21 Mars
Shiko Detaje
PRAGË — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 15 Mars
Shiko Detaje
SHKUP – OHËR - STRUGË – PRIZREN –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 24 Dhjetor / 25 Dhjetor
Tur në Ballkanin tonë të bukur... Nisje të konfirmuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje