PLAZH NË LEFKADA – Hotel Lefkas 3⭐ Superior – 5 Ditë (4 Netë) ➡ Nisje 🔸 25 Qershor 🔸 3 Korrik 🔸 10 Korrik 🔸 16 Korrik 🔸 23 Korrik 🔹 1 Gusht 🔹 6 Gusht 🔹 12 Gusht 🔹 16 Gusht 🔹 21 Gusht 🔹 26 Gusht 🔹 31 Gusht

Spastroje
Të rritur:
ose kontakto:

Hotel Lefkas 3 Yje Superior. Eksluzivitet i VEA Travel & partnerëve të VEA Travel Group

🔹5 Ditë plazh në ishullin magjepës të Lefkadës
🔸Ekskursione çdo ditë për të viziuar plazhe dhe atraksione të Lefkadës si:
** Parga
** Porto kastiki
** Egremi
** Meganisi
** Scorpions
** Porti Fiskardo
** Kathisma
** Agio Nikita
** Preveza
.
▶▶▶▶◀◀◀◀
DATAT E NISJEVE dhe CHECK IN HOTEL SI MË POSHTË
👇👇👇

MUAJI QERSHOR
Nisje 25 Qershor — 5 Ditë (4 Netë) —  Çmimi 249€
👇👇👇
MUAJI KORRIK
Nisje 3 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) —  Çmimi 269€
Nisje 10 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 299€
Nisje 16 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 299€
Nisje 23 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 319€
👇👇👇
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
Nisje 6 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
Nisje 12 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
Nisje 16 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
Nisje 21 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
Nisje 26 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
Nisje 31 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339€
⭐⭐⭐
Akomodimi në hotel Lefkas 3Yje Superior buzë detit dhe në qendër të Lefkas, qyteti kryesor i ishullit te Lefkadas
. Hoteli i rinovuar ne vitin 2023.

PROGRAMI I DETAJUAR

Dita 1: PLAZH NË PARGA

Nisja nga Tirana në mëngjes në orën 04.30.
Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime. Kalimi i doganes nga pika kufitare e Qafë Bote.
Mbërritja në Parga në drekë dhe kohë e lirë për plazh në gjirin e Parges. Guida do të jetë në asistencen tuaj, duke ju sugjeruar restorante për të shijuar dreken.
Pasdite vazhdojmë udhëtimin drejt Lefkadës (Transferta Parga – Lefkada : Kohëzgjatja 1 orë e 45 minuta).
Akomodimi në hotel Lefkas 3 yje superior.
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit. Hotel Lefkas i pozicionuar në qendrën e qytetit ju mundëson të shëtisni lirisht në Lefkas duke frekuentuar çdo aktivitet të ishullit. Taverna të shumta dhe lokalet më të njohura për organizime eventesh dhe party ndodhen vetëm në Lefkas, qytetin më të madh dhe të rëndësishëm të ishullit LEFKADA

 

Dita 2: PLAZH NË KATHISMA

Mëngjesi në hotel.
Transferta për një prej plazheve më të bukur në Lefkada,  plazhi Kathisma (Transferta hotel – Kathisma – hotel : kohëzgjatja 45 minuta) e përfshirë në çmimin e paketës.
Kohë e lirë në Kathisma për plazh dhe argëtim në Beach-Baret e zonës deri në orën 16:00 dhe kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.
———————-
*Në mbrëmje, opsionale Boat Party (Çmimi ekstra 15 euro/person me 1 pije të përfshirë).
Anija shndërrohet në një beach bar me Muzikë, perfomancë me DJ dhe drita, fishekzjarre, Coctails, per një atmosfere mbresëlënëse. Anija do të ankorohet në një plazh të virgjër për disa orë, ku më guximtaret do mund të lahen ne det. Muzika dhe festa nuk do të ndalet në asnjë moment. Anija do ketë DJ më të mirë të Lefkades qe do ju garantojnë krijmin e një super atmosfere te paharrueshme.

 

Dita 3: LEFKADA (SHËTITJE ME TRAGET NË 7 ISHUJT)

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisim aventurën BLU, ku në portin e Nidrit (30 minuta nga hoteli dhe transferta do realizohet me transportin tonë, shërbim i përfshirë në çmim) na pret trageti për të vazhduar lundrimin nëpër ishujt magjepsës të Lefkadës.
E gjithë dita e tretë do të jetë e dedikuar për të vizituar bregdetet e Lefkadeë.
Lundrimi fillon në mengjes duke përshkuar ishullin e Lefkadës deri në ndalesën e parë për plazh në Porto Katsiki dhe Egremi. Kohë e lirë për plazh në Egremi dhe Porto Katsiki.
Trageti lundron më pas drejt plazheve dhe ishujve të njohur si Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo, ishulli Itaka (ku ka qëndruar Odise sipas mitologjise) dhe shpella Papanikolis.
Ndalesë gjithashtu në ishullin Kafalonia për të vizituar qytetin port të Fiskardos.
Kthimi në portin e Lefkadës në Nidri rreth ores 18:00
Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 30€. Lundrimi është i këshillueshëm të ndiqet por jo i detyrueshëm.
Pas lundrimit, kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

 

Dita 4: KOHË E DEDIKUAR PËR PLAZH NË LEFKADA

Mëngjesi në hotel.
Transferta drejt qytezës së bukur Agio Nikita për plazh. (Transferta hotel – Agio Nikita – hotel: kohëzgjatja 30 minuta). e përfshirë në çmimin e paketës.
Kohë e lirë në Agio Nikita për plazh dhe argëtim në Beach-Baret e zonës deri në orën 17:00 dhe kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë.

 

Dita 5: PLAZH NË PREVEZA

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Prevezës, në Kanali Beach.
Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në Beach-Baret e zonës deri në orën 15:00.
Pas dreke nisja për kthim në Shqipëri
Mbërritja në darkë, fundi i shërbimit tonë.

Në çmim përfshihet

1. Transporti në Lefkada sipas programit me autobuz / minibuz turistik
2. Transferta hotel – plazh – hotel çdo ditë sipas programit
3. Akomodimi për 4 netë në hotel Lefkas 3 Yje Superior në qendër të Lefkades dhe buzë detit
4. Mëngjeset gjatë qëndrimit në hotel
5. Asistencë me guid shqiptare gjatë gjithë udhëtimit

Në çmim nuk përfshihet

a. Drekat dhe Darkat
b. Shezllonet gjatë plazhit
c. Shetitja në 7 Ishuj me traget + dreka e perfshire ne cmim (çmimi 35€ )
d. Boat Party në mbrëmje (çmimi 15€)
e. Taksa e qytetit 3 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje superior. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klienti ne momentin e chek in-it.

Shenime:

Duhet të dini se:
👇👇👇
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 04:30 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar) të ditës së hënë.
➤ DURRËS: Ora 05:10 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€.
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 300€.

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.

——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëtoni pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vete Operatorëve Lokal që mundësojnë këto shitje.
Për çdo ndryshim në lidhje me keto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Të sugjeruara
ALBEROBELLO - POLIGNANO A MARE –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 20 Mars 🔹 27 Mars
Shiko Detaje
VIENË –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸 10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹 22 Maj 🔹29 Maj
Shiko Detaje
BUDAPEST –– 3 Ditë (2 Netë) ➡ Nisje 🔸 3 Prill 🔸10 Prill 🔸 17 Prill 🔸 24 Prill 🔹 1 Maj 🔹 8 Maj 🔹 15 Maj 🔹22 Maj 🔹 29 Maj
Shiko Detaje
AMSTERDAM – ROTERDAM – HAGË – GIETHORN -- ZAANSE SCHAN — 4 Dite (3 Netë) ➡ Nisje 21 Mars
Shiko Detaje
PRAGË — 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 15 Mars
Shiko Detaje
SHKUP – OHËR - STRUGË – PRIZREN –– 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 24 Dhjetor / 25 Dhjetor
Tur në Ballkanin tonë të bukur... Nisje të konfirmuar! Ju mirëpresim...
Shiko Detaje